Mburraveci bylmez ...

Saturday, 02 May 2020 13:21

Nga Kastriot Islami - 02/05/2020
Duket e “çuditshme” në pamje të parë: Vendet më të zhvilluara të botës, SHBA, Britani e Madhe, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, e të tjerë rezultojnë me vdekshmëri nga COVID-19 disa herë më të lartë sesa disa vende të tjera që janë shumë më pak të zhvilluara se to, të tilla si Guinea, Omani, Gana… e madje edhe Shqipëria…
Këtë fakt e ka shfrytëzuar në mënyrë diabolike e të turpshme Edi Rama për t’u mburrur para shqiptarëve, duke deklaruar tinëzisht, me pompozitet e plot gjeste e zhurmë, se ‘Shqipëria për meritë të menaxhimit të tij ka numrin më të ulët të vdekjeve në të gjithë kontinentin europian...’??!! Kjo mburrje nga injoranca është diabolike dhe shprehje e degradimit dhe budallallëkut ekstrem… ndërkohë që merita e tij në këtë rast është zero…!
* Në vendet e paraqitura në grafikun bashkëngjitur rezulton nga të dhënat zyrtare të OBSH se numri i vdekjeve për 100 të infektuar apo CFR (Case Mortality Rate) nuk është më i lartë se
1. Thënë ndryshe në të gjithë këto vende, numri i vdekjeve lëviz në diapazonin nga 7 vdekje për 10 mijë të infektuar në Katar në maksimumi në 10 vdekje për 1 mijë të infektuar në Gjeorgji e Sri Lanka.
Një nga rastet më “pikante” është ai i Katarit kur ka pasur 13409 të infektuar dhe vetëm 10 vdekje, kurse në Singapor ka pasur rreth 17 mijë të infektuar dhe vetëm 15 vdekje…
Krahasojeni me mburrjet e Ramës që për 773 të infektuar ka 31 të vdekur?! Madje në të gjithë këto 17 vende të marra së bashku, deri në datën 1 maj 2020, janë regjistruar 72.706 të infektuar dhe vetëm 305 të vdekur, ose thënë ndryshe rreth 4 të vdekur për 1000 të infektuar apo 0,42 të vdekur për 100 të infektuar
* Një shembull tjetër që krijon “çudi” është se shifra e të infektuarve në Kinë prej 82.862 është pothuajse e njëjtë me shifrën e të infektuarve prej 72.706 në të gjithë 17 këto vende së bashku. Ndërkohë që numri i të vdekurve në Kinë është 4633, kurse në të gjithë këto vende së bashku janë shënuar vetëm 305 të vdekur...

Ose po të bëhet krahasim i shifrave të CFR, del se është shifra e vdekjeve për 100 të infektuar në këto 17 vende është 13 herë më e ulët se në Kinë… Po kështu nga krahasimi i shifrave del se në të gjithë këto 17 vende, shifra e vdekjeve për 100 të infektuar është 32 herë më e ulët sesa në Itali, 37 herë më e ulët sesa në Britaninë e Madhe, 35 herë më e ulët sesa në Franca, 14 herë më të ulët sesa SHBA dhe 10 herë më të ulët sesa Gjermania…??!!

* Shqipëria (duke pranuar se shifrat e vdekjeve dhe të të infektuarve s’janë të manipuluara) e ka shifrën e vdekjeve për 100 të infektuar, në datën 1 maj 2020, rreth 10 herë më të lartë sesa në të gjithë këto 17 vende të marra së bashku…
Për të hequr çdo mundësi mburrjeje të Edi Ramës me vdekjet, duhet pasur parasysh se Katari e e ka vdekshmërinë 54 herë më të ulët sesa Shqipëria, kurse Singapori 43 herë më të ulët sesa Shqipëria. Madje edhe Guinea e ka 8,5 herë më të ulët sesa shifra e Edi Ramës…
Përse “lideri global” nuk krahasohet me këto vende?!!
Diçka tjetër. Nëse do t’i referoheshim shifrave të të infektuarve dhe vdekjeve të këtyre vendeve, atëherë Shqipëria do të duhet kishte një numër shumë më të ulët vdekjesh.
Për shembull nëse Shqipëria do të krahasohej me Katarin, për 773 të infektuarit e zbuluar në Shqipëri do të duhet të kishte vetëm 1 të vdekur në datën 30 prill 2020.
Krahasuar me Ganën do të duhet të kishte vetëm 5 vdekje. Me Palestinën vetëm 4 vdekje; me Omanin vetëm 3-4 të vdekur… e kështu më radhë.
Pyetja që do t’i shtrohej Ramës në këtë rast do të ishte: Përse nuk ndoqe strategji kundër COVID-19 të njëjtë me atë të Katarit, Ganës, Palestinës, apo Omanit që numri i vdekjeve në Shqipëri të ishte 5 deri 8 herë më i ulët se ç’është aktualisht?
Përse nuk mburret Rama duke u krahasuar me këto vende?

Login to post comments