Skandali i këshilltareve/ Veliaj punësoi të shoqen në OST me rrogë 1.275.000 lekë

Saturday, 02 May 2020 15:57

Skandali i këshilltarëve fiktive në Ujësjellësin e Tiranës ka bërë shumë bujë në mediat sociale.

Dy gazetare, Mira Kazhani dhe Bieta Sulo rezultojnë se janë punësuar në UKT, ndërsa merita e vetme e tyre mbetet ‘fresku’ që i bëjnë qeverisë dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

 

Por vetë ky i fundit e ka punësuar të shoqen, Ajolën me një skemë të ngjashme.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Bold News, Ajola Xoxa është punësuar si këshilltare e jashtme në OST (Operatori i Sistemit të Transmetimit).

Skandali bëhet më i madh kur sheh se ajo është emëruar nga drejtori Skerdi Drenova. Ky i fundit ka mbajtur postin e drejtorit të INUV në Bashkinë e Tiranës, duke qenë vartës i Erion Veliajt.

Në këtë mënyrë ai i ka bërë nder ish-shefit duke i punësuar gruan si këshilltare me një pagë mujore prej 1.275.000 lekë të vjetra në muaj.

Kjo situatë ka krijuar shumë zemërim në rrjetet sociale. Shumë aktivistë të dalluar në median virtuale thonë se ky nuk është rast i veçuar.

“Kaz(h)ani është maja e ajsbergut.

Janë të shumtë në këtë vend ata që përveç pagës në ushtrim të funksioneve organike, kanë edhe të ardhura të tjera nga angazhime në struktura kolegjiale(borde, komisione, këshilla dhe organe të tjera).

Ka nga ata që marrin edhe 5(më e pakta) rroga njëherësh, dhe ç'rroga!!

Janë këta që të shajnë me libër shtëpie e të linçojnë portaleve dhe platformave sociale, kur u cënon interesat personale me statuse në mbrojtje të interesave të publikut,” shkruante mjekja Anika Dokle para pak ditësh.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...