'12 miliardë euro është kostoja e keqqeverisjes së Ramës'

Hënë, 04 May 2020 11:40

Nga Dorjan Teliti
12 miliardë euro është kosto e keqqeverisjes së Ramës në 7 vjet ndërsa prej dy muajsh dalin nga puna 1500 persona çdo ditë.
Biznesi dhe ekonomia po falimenton.
Shteti duhet të ofrojë mbështetje urgjente, pasi çdo ditë të paktën 1500 persona humbasin punën e qindra mijëra familje janë në kufijtë e mbijetesës.
Qytetarët kërkojnë mbështjetje përmes parave që po ata mbushin arkën e shtetit, përmes taksave që paguajnë çdo muaj.
Shqiptarët i kërkojnë qeverisë t’i kthejë detyrimin që ka ndaj tyre në këto kohë të vështira, ku me urdhër të qeverisë ata po humbasin çdo gjë.
Shteti vijon e tallet ndërsa u jep lugën bosh dhe ekranet plot me propagandë, ku u thuhet se u është dhënë gjithçka ka shteti dhe se aq kishte.
Kjo përgjigje do të pranohej vetëm në një rast, vetëm nëse do të kishim një qeveri që ka punuar në të mirë të vendit dhe nuk ka shkaktuar dëme në kurriz të tij. Por jo, kjo qeveri nuk mund të japë këtë përgjigje.
A e dini sa na kanë kushtuar këto 7 vjet keq-qeverisje?
1. Borxhi publik u rrit me 2.3 miliardë euro.
2. U morën nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë 2.1 miliardë euro, më shumë vetëm si pasojë e rritjes së taksave dhe tatimeve.
3. U firmosën dhe po paguhen në kurrizin tonë 1.9 miliardë euro PPP për një grusht miqsh.
4. U shpërdoruan, u keqadministruan dhe u vodhën 6 miliardë euro sipas KLSH-së.
Dilni tani dhe thuajini shqiptarëve s’kemi lekë.
Dilni dhe flisni për lodhjen që po përjetoni.
Dilni dhe me buzeqeshje, shpeshhere ironike, talluni me njerëzit që qajnë e kërkojnë ndihmë.
Sot ekonomia, biznesi dhe njerëzit në nevojë e kanë më shumë se jetike ndihmën dhe të ndjejnë që shteti është në krahun e tyre.
Çdo ditë e humbur janë biznese më shumë drejt falimentit, varfëri që përhapet me shpejtësi, shpresë që shuhet.
Është koha për veprim e jo për propagandë, ajo nuk ngop stomakun e uritur të shqiptarëve.

Modifikuar më Hënë, 04 May 2020 11:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...