Lajme jo të mira/ Menaxherja e zyrës së BB-së: GDP e Shqipërisë mund të ulet me 6.9%

Hënë, 04 May 2020 21:03

Mariam Salim, menaxhere e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, gjatë një interviste në ‘Ilva Now’, ka deklaruar se, parashikohet që vendi ynë të ketë një tkurrje me 5%, por kjo do të varet nga kohëzgjatje e krizës dhe masat që do të merren. Lajmi i mirë sipas menaxheres së zyrës së BB-së është se, pritet rikthim në normalitet të aktivitet ekonomik në një periudhë afatmesme. Gjatë intervistës, Mariam Salim theksoi se, qeveria shqiptare duhet të marrë masa për të zbutur ndikimin e krizës por gjithashtu duhet të mendojë dhe për rimëkëmbjen e ekonomisë jo vetëm për masat e menjëhershme.

Ilva Tare: Cili është opinioni juaj për raportin ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor i publikuar ditët e fundit. Sa i saktë është lidhur me zhvillimin ekonomik të rajonit?

Salim: Siç e dini Banka Botërore publikoi raportin ekonomik rajonal më 29 prill. Është raporti ynë ekonomik qe del dy herë në vit për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe këtë herë është  fokusuar në efektet ekonomike të pandemisë COVID-19, në rajon, politikat lehtësuese,  kostot ekonomike mbi grupet më të cenueshme si dhe masat e marra nga qeveritë e këtyre vendeve.

Ju më pyetët për saktësinë. Po jetojmë në kohë të pasigurta prandaj do të vini re që në raport në kemi dy skenarë të ndryshëm duke marrë parasysh së çfarë mund të presim nga pandemia; kemi një skenar bazë që merr parasysh faktin se pandemia do të bjer gjate  dy muajve të ardhshëm dhe që masat kufizuese mund të zbuten nga fundi i qershorit dhe të kemi një rikthim gradual të aktiviteteve ekonomike në gjysmën e dytë të 2020-tës. Ekziston dhe skenari që supozon se përhapja e infeksionit vazhdon dhe që masat kufizuese mund të lehtësohen në fund të gushtit. Dhe rikuperimi i ekonomisë mund të ndodhë në tremujorin e fundit të vitit 2020.

Ilva Tare: Mariam Salim cili do të jetë impakti i vërtetë në ekonominë shqiptare duke marrë parasysh faktin që 6 shtetet e tjera të rajonit do të jenë në rënie?

Salim: Po, atëherë sipas skenarit bazë, shohim që ekonomia shqiptare ka mundësi të ketë një rënie me 5% në 2020 dhe rënia do të ndodhë në të tëra vendet e rajonit qe do të sjellë si pasojë humbjen e vendeve të punës, paralizimin e aktivitetit ekonomik dhe prekjen e mirëqenies së njerëzve. Por lajmi i mirë është që në periudhën afatmesme, presim një rikthim në normalitet të aktivitetit ekonomik. Sidoqoftë kjo varet gjithashtu edhe nga intensiteti dhe kohëzgjatja e krizës si edhe nga masat e marra në lidhje me pandeminë.

Ilva Tare: Znj Salim, sa e mundur, sa realiste do të ishte mbushja e hapësirës që do të lerë 5% i rënies që ju parashikoni?

Salim: Sërish varet nga masat e marra. Qeveria shqiptare ka vendosur një sërë masash për politikat që synojnë të adresojne krizën dhe ne presim që nëse këto masa janë hartuar siç duhet ose zbatohen në mënyrë efektive, atëherë mund të shihni ndikim pozitiv tek bizneset dhe  përmirësim te likuiditetit. Por serish është një kohë e pasigurt, në varësi te kohëzgjatjes se krizës, politikat qe do te zbatohen, kudo po haset kjo dileme.

Duhet të adresohet kriza e vazhdueshme, kriza shëndetësore dhe duhet të merren masa që zbusin ndikimin e menjëhershëm. Por realiteti dhe frika e tyre eshte qe nëse vendosen te tera burimet ne funksion te zbutjes se ndikimit te menjëhershëm, çfarë do te ndodhe nëse kriza zgjat me shume nga sa eshte parashikuar? Ajo qe duhet bere eshte përllogaritja e reagimit ndaj krizës. Marrja e masave dhe reagimi i menjëhershëm? Apo do te duhet te përshtatemi me realitetet e reja sipas kurbes se evoluimit te krizës. Do te duhen edhe hapësira per përgatitjet per rimëkëmbjen e ekonomisë. Mendoj qe qeverite, duke perfshire edhe Shqiperine po mendojnë per masat e menjëhershme por edhe se çfarë do te duhet te bëhet per rimëkëmbjen.

Ilva Tare: Cili është vlerësimi i Bankës Botërore ne lidhje me paketat aktuale shëndetësore që qeveria ka vënë në dispozicion të ekonomisë, qytetareve dhe biznesit? Salim: Po bashkëpunojmë me qeverinë duke këshilluar ne lidhje me politikat qe po ndiqen. Se pari, ne frontin mjekësor, mendoj qe Shqiperia ka bere nje pune te mrekullueshme me zbatimin e masave. Eshte gjithmonë shume e veshtirë. Sic mund ta shihni, une jam duke punuar nga shtëpia dhe shume te tjerë janë duke punuar nga shtëpia, por masat qe po marrim per kufizimet e udhetimeve, distancimin social janë te dëmshme per turizmin dhe sektorin e shërbimeve publikut qe janë sektorë shume te rëndësishëm per ekonominë shqiptare, por janë te domosdoshme per shëndetin dhe mirëqenien e popullsisë. 

Ndaj mendoj qe masat qe keni marre deri tani janë efektive dhe uroj qe shpejt te shkojmë drejt rihapjes se ekonomisë. Persa i përket masave ekonomike qe po zbatohen, do te varet nga sa efektive do te jene dhe mënyra sesi janë hartuar. Ne po punojmë dhe këshillojmë qeverinë për disa nga masat duke shpresuar ne nje implementim te menjëhershëm dhe do te shihni një impakt per mbështetjen ndaj biznesit, ndaj qytetareve duke ndihmuar në rihapjen ekonomike.

Ilva Tare: Raporti i Bankës Botërore theksoi se ekonomia shqiptare u godit dy herë radhazi, nga tërmeti shkatërrimtar i Nëntorit 2019 dhe nga pandemia Covid-19, e cila shkaktoi një bllokim të plotë të ekonomisë. Cili është parashikimi juaj për zhvillimin ekonomik në Shqipëri?

Salim: Siç e theksuat edhe ju për shkak të këtyre dy krizave, Shqipëria përjetoi dy tronditje të thella ekonomike. Në raport me atë që përmenda pak më parë, bazuar në skenarin me pozitiv e shohim se PPB do të zvogëlohet me 5%, për shkak  të humbjes së shumë vendeve të punës dhe sipas të dhënave tona pakësimi i shpenzimet nga konsumatorët dhe bizneset do të kenë tendencën të vonojnë rindërtimet pas tërmetit, nga e cila prisnin të vinte rritje ekonomike në 2021. Siç përmenda edhe më sipër, kufizimet e udhëtimeve dhe distancimi social, edhe pse i një rëndësie vitale për shëndetin dhe sigurinë e njerëzve ka pasur një impakt domethënës tek sektorë kyç të ekonomisë shqiptare siç janë turizmi dhe shërbimet.

Ne e parashikojmë se edhe prodhimi do të ndikohet dukshëm nga mungesa e mjeteve të prodhimit dhe kërkesës së ulët. Pasiguria mund të ndikojë po ashtu në investimet. Dhe nëse marrim në konsideratë skenarin më të keq, që pandemia nuk do të ngadalësohet sic është parashikuar, ne kemi parashikuar një ulje te PPB-se deri në 6.9%. Por e gjitha kjo nuk është e sigurtë. Ne po përballemi me një situatë të pasigurtë. Është akoma e paqartë kohëzgjatja e pandemisë në Evropë dhe më gjerë.  Kështu që varet jo sesi do të ndikojë këtu, por edhe sesi kriza do të prekë vendet fqinjë.

Ilva Tare: Zonja Selim, sa do të zgjasë ky parashikim i mjegullt për ekonominë? A jemi të sigurt se vitin që vjen ne do të kemi një përqasje më optimiste në aspektin ekonomik?

Salim: Ne po shpresojmë në qasjen optimiste. Siç e shihni Kryeministri ka ndërmarrë disa masa për të hapur në mënyrë të ngadaltë ekonominë., javë pas jave dhe duke i konsideruar gjërat me shumë kujdes. Duke marrë në konsideratë të gjitha këto dhe nëse arrijmë që të heqim të gjitha kufizimet brenda dy muajsh, do të ketë një zvogëlim të GDP-së prej 5 %. Por në vitin që vjen kemi përllogaritur një rritje të konsiderueshme, kështu që mund të themi se kemi disa prespektiva pozitive.

Askush nuk mund ta parashikojë sesi kjo pandemi do të ulet, por nëse do të ketë kohë për ne, për qeverinë, për vendin dhe për rajonin për të analizuar dhe për të ecur përpara dhe për të vazhduar me nxitjen e bizneseve të vogla dhe ekonomisë për të marrë veten sërish, atëherë mendoj se do të kemi shanse më të mira për vitin që vjen. Mendoj se është një kohë më e mirë për të konsideruar se çfarë masash duhen ndërmarrë, se çfarë duhet bërë që të mos perballemi sërish me një situatë te ngjashme.

Ilva Tare: Maryam Selim , faleminderit për këtë intervistë për Euronews Albania.

Salim: Faleminderit juve!

Login to post comments