Shehu:Testimet shpejtojnë lëvizjen e lirë e potencojnë turizmin.

E mërkurë, 06 May 2020 11:00

Mbyllja e Greqisë për të huajt, ish-ministri i Shëndetësisë: Jo vetëm që nuk po stimulohet testimi, por ndalohen me forcë laboratoret, në mënyrë anti-shkencore, në mënyrë krejtësisht të pakuptimtë dhe absolutisht shkak-dëmtuese
Shehu: Të vihet në lëvizje mjeku i familjes, përqëndrimi vetëm në Tiranë do shkaktojë kolaps
Ish-kreu i diplomacisë shqiptare, Tritan Shehu në një intervistë dhënë për “Koha Jonë” ngre shqetësimin se mos bërja e testimeve masive të popullsisë për të siguruar një realitet konkret të kontaminimit të popullsisë me virusi Covid-19 rrezikon të penalizojë lëvizjen e lirë të shqiptarëve në vendin fqinj të Greqisë.
Bisedoi: Herion Mesi
Duke marrë shkas nga deklaratat e kryeministrit të Greqisë, Micotaqis, i cili deklaroi se po synohet një turizëm i sigurtë, ku të gjithë vizitorët që duan të hyjnë në shtetin helen duhet të jenë të pajisur me “vërtetimin e shëndetit”, Shehu deklaron se qeveria shqiptare po gabon shumë rëndë, duke e futur Shqipërinë në një krizë edhe më të thellë ekonomike që do të vijë përmes izolimit, mos lëvizjes së shqiptarëve dhe mos shfrytëzimin e turizmit në vendin tonë.

Intervista e plotë

Z. Shehu, kryeministri grek Micotaqis ka deklaruar në një intervistë se pas datës 1 korrik datë që është parashikuar hapja e sezonit turistik që kushdo që do kërkojë të hyjë në Greqi duhet të ketë vërtetimin sigurie per Covid 19. Një fakt ky që është paralajmëruar më herët nga ana juaj. Çfarë do të thotë ky vendim i qeverisë greke për shqiptarët?

Nuk është se është vetëm Greqia, por shikoj që janë disa vende që duan të tërheqin turizmin në këto momente, si psh, Kroacia, të cilët kërkojnë të japin imazhin menjëherë dhe të plotësojnë të gjitha kushtet për të krijuar një ambient për atë që quhet “Turizëm i sigurtë”., në mënyrë që të tërheqin sa më shumë turistë në këtë periudhë. Kjo është shumë e rëndësishme. Është e rëndësishme sepse turizmi është një piston i madh i ekonomisë së këtyre vendeve, ashtu si Greqia, si Kroacia. Për këtë po përgatiten një numër vendesh me programe të qarta dhe në koordinim edhe me Brukselin për një sërë masash, siç është diskutuar edhe e ashtuquajtura dokument sigurie. Pa asnjë dyshim, veçanërisht në këtë periudhë do të jetë një nga mundësitë e shërimit te ekonomisë që shkaktoi kjo pandemi. Këtu kemi të bëjmë me disa objektiva. E para, është elementi i cili lidhet me tërheqjen e turistëve të sigurtë. Pra, turistë që janë të ekzaminuar, apo ekzaminohen menjëherë për provat e kontaminimit me këtë virus apo imunitetit te fituar. Me shumë në këtë momente kjo lidhet në provat imunologjike nga vendet e origjinës për këta turistë. Në lidhje me këtë ka disa tentativa që “lëvizja e lirë”, veçanërisht për nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së të kondicionohet me këto dokumenta në të gjithë hapësirën Shengen. Kjo është diçka që ne e kemi ngritur vazhdimisht si shqetësim, për domosdoshmërinë e shtimit të testimeve edhe për të shkuar drejt krijimit të një dokumenti deri diku të besueshëm, i cili të sigurojë që qytetari ynë të lëvizë lirisht, përveç kjo rëndësisë reale të testimeve të të dy llojeve në përpjekje për të kontrolluar epideminë në terësi si dhe këtë fazë “hapje” që po afron. Kjo pa dyshim kërkon që njerëzit të kenë mundësi për të bërë ekzaminimet, të kenë mundësi t’i drejtohen laboratorëve në vendet e tyre, ne rastin konkret në vendin tonë, sepse dokumentet do të duhet të jenë fillimisht. Pa dyshim në kështu vëmë në jetë edhe divizën e OBSH-së në përgjithësi që është test, test, test. Fatkeqësisht unë shikoj që në vendin tonë jo vetëm që nuk stimulohet testimi, jo vetëm që testimi mbahet monopol i dy laboratorëve: njëra për virulogjinë pranë ISHP-së dhe tjetri per imunologjine pranë QSUT-së, por ndalohen me forcë, në mënyrë anti-shkencore, në mënyrë krejtësisht të pakuptimtë dhe absolutisht shkak-dëmtuese të gjitha laboratoret e tjera të bëjnë këto testime, kur realisht mund t’i bëjnë shumë lehtë ato, porsa i takon testimit imunologjik, testim ky që mund të realizohet në një shumicë të madhe të laboratorëve të vendit tonë, me një kosto shumë të ulët dhe që nuk paraqet asnjë rrezikshmëri për personelin e laboratorëve. Pra, unë mendoj se në këtë mënyrë ne bëjmë dy gabime të mëdha: Njëri gabim është që qeveria nuk teston, pra nuk ka të dhëna nga terreni, sepse të dhënat janë nëpërmjet testimit dhe ato nuk mund të jenë në mënyra subjektive, por të dhënat duhet të jenë në mënyrë objektive. Kështu, në këtë mënyrë nuk mund të marrësh masa dhe aq më shumë, nuk mund të organizosh siç duhet hapjen e domosdoshme të vendit për të zhvilluar jetën ekonomike dhe atë sociale. Por, nga ana tjetër unë e kam theksuar dhe më herët se mos bërja e testimeve në Shqipëri do të krijojë edhe një tjetër problem shumë të madh, pasi Shqipëria do të jetë një vend i cili nuk do të mundet të krijojë siguri për t’u futur sa më shpjet në atë hapësirë që quhet lëvizja e lirë, ku ne ishim deri pak kohë më parë, kur lëvizja u mbyll për shkak të pandemisë. Pra unë e shikoj kete qendrim të shtetit tone si absolutisht një amatorizëm të madh të paradoksal, qe duke synuar të centralizojë çdo gjë, të ketë nën kontroll laboratoret, i heq dy mundësi të mëdha vendit, perveç çështjes direkte mjekësore: E para numri i vogël i testimeve demostron që nuk njihet realiteti, vihen në dyshim të gjitha statistikat zyrtare, që duhet të bazohen mbi testime të gjera, duke folur kështu për pamundësi për marrjen e masave adeguate, gjë që do të ndihmonte në krijimin e një imazhi e një Shqipërie sa më të sigurt. E gjithë kjo do të bënte që shqiptarët të lëviznin të lirë sa më shpejt në gjithë hapësirën Shengen. Elementi i dytë lidhet përsëri me atë që thamë për turizmin e sigurtë, por këtë herë për turizmin tonë. Njëri element lidhet me ata që shkojnë të bëjnë turizëm në një vend tjetër, por elementi i dytë ka të bëjë me sigurinë e brendeshme, pra me kontrollin e epidemisë këtu, me sigurinë e atyre që punojnë në turizëm. Siguria e strukturave të vendit është e domosdoshme për t’u bërë sa më atraktivë dhe për të fituar sa më shumë turistë që këtë vit. Dhe kjo lidhet pa dyshim me masat që merr çdo vend për të diagnostifikuar, për të testuar, për të izoluar dhe për të mjekuar. Dhe këtu baza përsëri është testimi. Një vend nuk mund të ketë dhe nuk mund të ofrojë turizëm të sigurtë në qoftë se nuk teston banorët e tij, nuk teston punonjësit e turizmit të tij për të transmetuar një ndjenjë të lartë sigurie. Do kthehem sërish tek Kroacia dhe tek Greqia! Të dyja këto vende jo vetëm po bëjnë dhe duan që të jenë të testuar turistët që shkojnë në këto vende, por ata kanë filluar një fushatë të madhe testimesh të brendshme për të krijuar imazh sigurie në mënyrë që të venë turistë nga jashtë. Një turist nuk shkon në një vend që nuk ka siguri, një turist nuk vete në një vend ku indeksi i testimit është më i ulëti në Europë. Sepse padyshim që testimet sa më të ulëta të jenë aq më pak garanci ka, dhe aq më pak të sigurta janë statistikat që jep ai vend. Prandaj, Shqipëria duke bllokuar testimet, duke qenë vendi i fundit në Europë për testimet virulogjike, duke qenë pothuajse zero në testimet imunologjike, duke mos i lejuar këto dhe duke ndaluar shtimin e tyre kur mundësitë janë të mëdha, pa dyshim që krijon një imazh të deformuar të vendit tonë; krijon një imazh jo të sigurtë të vendit tonë; statistikat tona bëhen të pasigurta. Pra, realisht të jeni të bindur që ata që mund të vinë dhe do të donin të vinin në vendin tonë për turizëm, do të hezitojnë të vijnë, sepse realiteti jonë nuk është i sigurtë. Sepse një realitet që nuk është i kontrolluar nuk është i sigurtë dhe mbart në vetvete shumë dyshime për atë që është e vërtetë në këtë vend.

E meqë jemi në kuadrin e masave për një turizëm të kujdesshëm në këtë periudhë pandemie, çfarë mendoni se duhet të bëjë qeveria shqiptare për turizmin këtu?

Unë mendoj që për turizmin këtu, qeveria shqiptare duhet të bëjë disa gjëra: E para njëherë është që të njohë realitetin duke bërë testime – testime – testime; duke vënë në lëvizje dhe fuqizuar mjekun e familjes. Së dyti, qeveria shqiptare nepermjet ketyre duhet të transmetojë një ndjenjë sigurie edhe jashtë Shqipërisë për nivelin e vendit dhe për realitetin e të dhënave tona. Së treti, qeveria shqiptare duhet të fillojë menjëherë të aplikojë dhe zbatojë një plan gradual hapjeje për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë e mëdha që ka Shqipëria: që janë deti, dielli, hapësirat e mëdha që ka në pyje dhe kudo, të cilat ndihmojnë jo vetëm turizmin, por ulin dhe densitetin e brendshëm të popullsisë ne zonat e ngjeshura duke ulur mundësine e kontaminimit. Por, sidoqoftë, çdo gjë nga ato që bëhet hapja, zhvillimi, dalja nga kjo mbyllja e fortë e vendit sigurisht që kërkon të dhëna konkrete dhe reale të vendit, të cilat kërkojnë të kolaudohen me të dhënat reale të cilat nuk mund të vijnë nga asgjë tjetër përveçse nga testimet. Gjithashtu, përpjekje duhen bërë që të ulim dendësinë e popullsisë sa më shumë. Pra, të bëjmë të mundur që njerëzit të shpërndahen në nivelin e vendit, duke ulur dendësinë në zonat e koncentruara të Shqipërisë, Sa më shumë ulim koncentrimin në zonat e dendura të popullsisë aq më shumë minimizojmë rrezikun e kontaminimit. Së dyti, mbyllja e familjeve në shtëpitë e tyre, qëndrimi i gjatë në shtëpi me ambiente të mbyllura dhe të vogla ku dihet se familjet shqiptare janë familje të mëdha në numër, dhe nuk janë familje që përbëhen nga dy apo tre persona, siç ndodh në vendet e Europës Veriore, absolutisht shtojnë mundësinë e kontaminimit dhe krijojnë atë që sot po konsiderohet një rrezik i madh, burimin e kontaminimit brenda familjes. Pra, mendoj se ka ardhur momenti të shfrytëzojmë qartësisht këto mundësi të mëdha që ka vendi në hapësirat e tij me diellin, plazhet, pyjet, por ama çdo gjë duhet të bëhet e programuar, e rregulluar, e kontrolluar, në bazë të dokumentacioneve të qarta që institucionet e shtetit duhet të paraqesin dhe që fatkeqësisht nuk kanë paraqitur asgjë, duke kontrolluar zhvillimin e realitetit me testime – testime – testime.

Sipas jush, duke qenë se jemi në këtë situatë të mungesës së testimeve, si do mundemi ta menaxhojmë një valë të dytë infektimesh që ekspertët e kanë paralajmëruar se do ndodhë në vjeshtë?

E para, ne nuk jemi vetëm në një situatë mos testimesh, por jemi në një situatë tjetër paradoksale me atë që po ndodh kudo: me mungesën e shpërndarjes së maskave, me mos përdorimin e maskave, me mosmarrjen përsipër të shtetit të pajisjes së qytetarëve me maska. Hapja kërkon veç testimeve edhe maska. Shikoni çfarë po bëhet në vendet e tjera dhe rezervave të mëdha me maska që po bëhen, ku ka nisur dhe shpërndarja e tyre për popullsinë. Kjo është një detyrë tjetër. Fatkeqësisht, ne këtë nuk po e bëjmë. Pra, ne kemi disa elementë të cilat edhe mund t’i bëjmë, mund t’i bënim shumë lehtë, por fatkeqësisht mungesa e vizionit të qartë, amullia e madhe, mungesa e hapave të përgjegjshëm të kësaj qeverie bën që Shqipëria të mos bëjë këto hapa të mëdha: testimet, sigurimin e maskave, forcimin e mjekut të familjes, të cilat realisht janë baza e të gjitha proceseve për sot, dhe për nesër nëse do ketë një fazë të dytë, ashtu siç janë dhe baza e kolaudimit, kontrollit e çdo hapi që do të bëhet, atë të hapjes së tanishme dhe që do të mund të shërbejnë edhe për nesër në vjeshtën që vjen, apo dimrin që vjen, në qoftë se ne fatkeqësisht do të ndodhemi përpara një fenomeni të tillë që ndodhemi tani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...