Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me ftesën e kryetarit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri që opozita të marrë pjesë në këto tryeza, theksoi se janë gatita votojnë që nesër, por me një kusht.
Ai theksoi se opozita i ka parashtruar kërkesat e saj.
‘Dua të mbani vëmendjen tek problemi i madh, pandemia ekonomike. Të tjerat janë gënjeshtra. Nuk jemi larguar kurrë nga tryeza. Qeverisë i ka munguar vullneti të shprehet për propozimet tona. Ia kemi çuar propozimet tona. Kemi gati dhe propozime të tjera. Qeveria s’ka perse pret javën që vjen.
Ne jemi gati të vazhdojmë me tryezën dhe të votojmë reformën që nesër. Që t’ju japim qytetarëve një qeveri legjitime dhe që të kujdeset për fatin e tyre, për ekonominë që po bie në gropë’, tha Basha.