Manjani: KLGJ mund të marrë vetëm një vendim. Të ndërpresë rrogën dhe të lirojë zyrën që ka zënë ish-gjyqtari Dvorani

E mërkurë, 06 May 2020 16:26

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se argumentet që po përdor Këshilli i Lartë Gjyqësor për çështjen “Dvorani” nuk kanë asnjë bazë ligjore. Në një reagim në Facebook, Manjani thotë se çështjen afateve të mandatit të anëtarit të Gjykatës së Lartë e ka zgjidhur prej kohësh Gjykata e Lartë, në vitin 2014 dhe Gjykata Kushtetuese kur caktoi 9 vite për mandatin. Ish-ministri deklaron se KLGJ nuk mund të shprehet nëse i ka mbaruar mandati apo jo, por vetëm të zbatojë ligjin.

“KLGJ nuk i ka mbetur të shprehet nëse i ka mbaruar apo jo mandati ish gjyqtarit Ardian Dvorani, sepse këtë deklarim e ka bërë vetë Gjykata e Lartë sipas ligjit të kohës që me16 janar 2014. Në vijim ka korrespondencë të plotë shkresore me zyrën e Presidentit të Republikës (jo Ilir Metës), ku kërkohet plotësimi i vendit vakant që la Dvorani.

Pra 6 vite e 3 muaj më parë, ai mandat mbaroi me të gjitha adetet e procedurat e kohës. Sot KLGJ duhet thjesht të ndërpresë rrogën dhe të lirojë zyrën që ka zënë ish gjyqtari Ardian Dvorani. Vetëm kaq!”,– shkruan Manjani në Facebook.

Reagimi i plotë i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani:

Edhe njëherë, pak më shkoqur, mbi mandat-mbaruarin Dvorani.

Lexova qëndrimin e KLGJ dhe mu krijua bindja se ka një keqkuptim të madh. Ndoshta jo, por nuk dua të besoj ende që KLGJ është pjesë e lojës politike. Ndaj po e quaj thjesht keqkuptim.

KLGJ nuk i ka mbetur të shprehet nëse i ka mbaruar apo jo mandati ish gjyqtarit Ardian Dvorani, sepse këtë deklarim e ka bërë vetë Gjykata e Lartë sipas ligjit të kohës që me16 janar 2014. Në vijim ka korrespondecë të plotë shkresore me zyrën e Presidentit të Republikës (jo Ilir Metës), ku kërkohet plotësimi i vendit vakant që la Dvorani.

Pra 6 vite e 3 muaj më parë, ai mandat mbaroi me të gjitha adetet e procedurat e kohës. Sot KLGJ duhet thjesht të ndërpresë rrogën dhe të lirojë zyrën që ka zënë ish gjyqtari Ardian Dvorani. Vetëm kaq!

Zoti Dvorani nuk mund ta ushtrojë më atë detyrë me mandat të deklaruar zyrtarisht të përfunduar, që më 16 Janar 2014.

Në fakt nuk duhej ta kishte ushtruar, të paktën që kur Gjykata Kushtetuese në 2015 vendosi shkoqur, që mandati është 9 vite dhe asnjë ditë më shumë.

Por, po e pranoj edhe sforcon e logjikës së “kaposhit të farës”, që erdhi për shkak të shkarkimit të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Le të themi duhej dikush aty që të mbante hapur derën dhe këtë punë e bëri Dvorani, megjithëse me mandat të deklaruar të përfunduar. Por mjaft! Ka fund edhe kjo logjikë. Tashmë janë tre gjyqtarë të rinj të emëruar që mund ta mbajnë derën e gjykatës hapur për me tre turrne, po qe nevoja.

Maksimumi, po ta kenë kaq për zemër, ish gjyqtari Dvorani falenderohet që harxhoi kohë nga jeta e tij post mandat për të mbajtur hapur derën e gjykatës. Tashmë zotërisë thjesht i ndërpritet rroga, privilegjet dhe i merren çelësat bashkë me dosjet e punës.

Ja, vetëm kaq ka detyrë të bëjë KLGJ si qeveri e gjyqësorit. Nuk ka më çfarë ti interpretojë askush këtyre fakteve.As (me)nder-kombëtarët, që nuk përtojnë të menderosin çdo fije shprese për sundim të Kushtetutës në këtë vend…”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...