Gjeneral * Ahmetaj: “Propozimet për Gjeneralë = Në shkelje të kushtetutës dhe denigrim të integritetit të ushtarakëve”!

E Enjte, 07 May 2020 13:13

Paprakisht, risjell në kujtesë për publikun e gjerë një përmbledhje të shkeljeve të rënda të kushtetutes, ligjeve, papërgjegjshmërisë shtetërore, politizimin, delitantizmin, cinizmin si dhe korrupsionin e konsumuar në 7 vjet nga Institucioni i Mbrojtjes (MM), të tilla si:
“ndryshimet strukturore dhe abuzimet me objektet dhe burimet e mbrojtjes; rikthimin e politizimit dhe shpërdorimin politik të FA (në Rinas; zgjedhjet e PS të 30 Qershorit 2019, etj); gradimet dhe emërimet politike si dhe me konflikt interesi në strukturat e drejtimit dhe kontrollit demokratik; ulja drastike dhe devijimi me VKM (te MB)i buxhetit; “grusht modern shteti” me balancat e pushtetit; vënien në shërbim të interesave të drogës të infrastrukturave detare, ajrore, tokësore; korrupsionin propagandistik me tenderat për uniformën, karburantin, ushqimet, GPS-ët, muzeun e FA,etj, në kurriz të nevojave jetike të qytetarëve, të prekur nga tërmeti dhe Covid-19 si dhe për kërcënimin e “karriges me merit” të RSH në tavolinën e NATO-s”!

Së dyti: për të kontribuar në parandalimin e degradimit të mëtejshëm të këtij institucioni me peshë në sigurinë kombëtare, po denoncoj por edhe parashtroj disa rekomandime strategjike mbi 4 propozimet e MM drejtuar Presidentit: “për dhënien e gradave Gjeneralbrigade”!

Për më qartë, si procesin ashtu dhe listën/produktin e MM, i gjej në kundërshtim flagrant me:
1) Pikën 1 & 2 neni 168, si dhe pikën 3, neni 169 të Kushtetutës;

2) Germën “c”, pika 3, neni 9; pika 1 dhe 7,neni 15 të Ligjit nr. 6/2014: “Mbi pushtetet e drejtimit të FA”, i ndryshuar me Vendim nr. 10/2015, të Gjykatës Kushtetuese;

3) Nenin 28, ligji nr. 59/14: “Për karierën ushtarake”, ndryshuar me Vendim 64/15 të Gj.K;

4) Në shpërdorim të parimeve themelore dhe standardeve bazë të karierës ushtarake që aplikohen në 29 vendet e NATO-s, dhe jo vetëm;

5) Të mbështetur në “pazare politike”, interesat e oligarkëve dhe sekserëve të pushtetit;

6) Për më keq, listën e gjej si denigrim të vlerave të ushtarakëve, pasi në listë mungojnë kapacitete potenciale, me edukim në SHBA (asnjëri!); me eksperizë, produkte strategjike dhe integritet të dalluar në funksionet që kanë ushtruar brënda dhe jashtë vendit !?!
Më konkretisht po parqes tre problematika kritike si dhe 3 rekomandime respektive:
Problematika Nr. 1: Prej muajit janar 2019 (për 15 muaj), funksioni kushtetues i Komandantit të Forcave Detare, ushtrohet nga Zëvendësi, në kundërshtim flagrant me referencën e Kushtetutës, ligjit dhe besimin e Presidentit. Po ashtu, integriteti i ushtarakut në detyrë është i “zyrtarisht i kontestuar” për preçedentët me shërbimet sekrete të vendeve jo-miqësore me interesat kombëtare, vetëshpërdorimin politik për rastin e marrëveshjes së detit dhe jo vetëm.
Në shtesë, sjell në vëmendje se, në muajin Janar 2012, me të njëjtin subjekt: “emërimin nga MM, të komandantit të FD, Kapiten i rangut të parë (detar)”, Partia Socialiste (në opozitë) e përdori si një “kauz politike këtë rast” duke protestuar në Kuvend dhe para MM për këtë “puç institucional”, si dhe duke i bërë thirrje publike ushtarakut: “të mos e ushtronte funksionin, në të kundërt do ndiqej penalisht”. Ish-MM e revokoi urdhrin, por përgjatë 8 viteve në vijim, ky funksion nuk është ushtruar nga Kunderadmiral, siç duhet në drejtimin e Forcave Detare!!
Rekomandim Nr 1: do të duhet që në listë të konsiderohet një detar, si p.sh Kapiten i Rangut I-rë Adnand Agastra; me “30 vite në FD; arsimuar në Kolegjin e Detarisë së SHBA, ekperiencë të dalluar në Komandën e Napolit dhe atë Supreme të NATO-s”, i cili përmbush kërkesat ligjore, profesionale dhe standardet që meriton ky funksion & grada `Kundëradmiral`.
Problematika nr. 2: Në shkelje të Kushtetutës, ligjit, pa dijeninë dhe pa miratimin e Presidentit dhe Komandantit të Përgjithshëm të FA (!), prej muajit nëntor 2018 (për 18 muaj), edhe funksioni kushtetues i Komandantit të Forcave Ajrore ushtrohet nga Zëvëndës Komandanti!
Rekomdandimi 2: Në listën e propozimeve për `Gjeneralbrigade` dhe emërimin në këtë funksion të konsiderohen ushtarak nga Forcat Ajrore, si p.sh Edison Zarka: “Koloneli nr 1 në FA, i cili për mbi 30 vjet ka ushtruar me integritet shëmbullor funksione të larta në MM/SHP, F.Aj &NATO”!
Problematika nr 3: propozimet e MM, i çmoj si një “listë cinike, pa trasparencë dhe pa meritë”, pasi në mënyrë tinzare jo vetëm nuk janë konsideruar, por edhe u ka mohuar të drejtën ligjore të ankimimit një liste të gjatë ushtarakë/esh elitarë, që cilët kanë përfunduar kolegjet në USA ose vendet e NATO-s; kanë ushtruar funksione të larta në FA, NATO, Atashe, dhe janë dalluar për profesionalizem, patriotizëm dhe përgjegjshmëri ndaj detyrave brenda dhe jashte vendit.
Rekomandim nr 3: Bashkëlidhur listës, do duhet të konsiderohen jo vetëm propozime për dhënie “gradë për gradë”, por specifikisht edhe në cilin nga 6 pozicionet vakante sipas TOP do të emërohen, si p.sh: “komandant i forcave 1. detare, 2. ajrore; 3. zëvëndës ShShPFA; 4. Zv/Komandant i FT; 5. Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm; 6. Drejtori i Inspektimit të MM” ?!
Në përmbledhje, në cilësinë e ish-këshilltarit, do t’i ri-rekomandoja Presidentit të Republikës që në përgjegjësinë kushtetuese të Komandantit Suprem, sipas përcaktimeve në pikën 1 e 2 të nenit 168 të Kushtetutës; si dhe pikat 1dhe 7, neni 15 të Ligjit 64/2015 “Mbi pushtetet në FA”, të “pezullojë procesin” e dekretimit “Gjeneral”, përtej situatës së Covid-19, si dhe mbështetur në nenin 92/h të Kushtetutës t`i kërkoje MM: “informacion shterues, përfshirë konsiderimin e 3 problematikave dhe adresimin e 3 rekomandimeve të sipër parashtruara".
Si ekspert, mbetem i motivuar dhe i vendosur të kontribuoj me gjithshka që mundem, për të “rikthyer në shina demokratike” sistemin e sigurisë kombëtare, modernizimin e kapaciteteve për sigurinë e jetës, shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve si dhe për mjekimin e meritokracisë, kohezionit, solidaritetit, respektit dhe besimit në zinxhirin e drejtimit të Forcave të Armatosura.

* Gjeneral ® Piro AHMETAJ,
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...