Edi Rama pati deklaruar se "asnjë grua nuk do të largohet nga puna në bashki", duke synuar të duket mbrojtës i të drejtave të grave.
Por kjo është hipokrizi, gënjeshtër, mashtrim, tallje dhe hi syve!
Sot kryetari jokryetar i cili ka zaptuar godinën e Bashkisë Lezhë, largon nga puna vajzat dhe gratë e Lezhës,duke mos kursyer as ato kryefamiljare në prag pensioni. Ky largim bëhet edhe më i rëndë kur mendon se të gjitha shtetet e Europës u japin para familjeve për të përballuar krizën e virusit në të cilën ndodhemi,kurse rilindasit u heqin edhe të vetmen të ardhur që kishin për të ushqyer familjen.
Gjykojeni ju vetë se çfarë personash e çfarë politikanësh janë këta ?!