Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shprehur dhimbjen e tij sot për ndarjen nga jeta të intelektualit të shquar Maks Velo. Në një mesazh në Fb, të nisur me fjalët “drita u shua për Maks Velon”, Berisha shkruan:
“Maks Velo, piktori dhe arkitekti i mirënjohur, intelektuali i shquar që sakrifikoi vite në burgjet e diktaturës për të qënë vetja e tij, mbylli sytë përgjithmonë.
Me këtë rast i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij dhe lutem që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar. Ngushëllime!