Procedimi e gjobitja e protestuesve, reagon Presidenti: Kushtetuta e garanton qartë, e drejtë themelore. Duhen marrë të gjitha masat.

Premte, 08 May 2020 12:01

Ndërkohë që Policia e Shtetit vendosi shoqërimin, gjobitjen dhe procedimin penal për 7 protestues të shoqërisë civile të mbledhur në tubimin e djeshëm në Tiranë, e teksa PD e ka quajtur këtë një tentativë të qartë të Ramës për të shfrytëzuar situatën për dhunimin e të drejtave të shqiptarëve, vjen edhe reagimi i kreut të shtetit.

 

Presidenti Meta thotë prerë se tubimi dhe protesta është një e drejtë themelore që garantohet nga Kushtetuta.

“Lidhur me cështjen e protestave apo tubimeve, duhet të theksoj se kushtetuta e garanton në mënyrën më të qartë këtë të drejtë themelore që është fondamentale për demokracinë në cdo lloj rrethane dhe kushtesh, duhet respektuar nga autoritetet. Duke qenë se jemi në siutuatë të vecantë duhen marrë të gjitha masat, jo që të ndalohet, por të zhvillohet në përputhje me kushtet specifike të distancimit social, e fizik, të ruajtjes së sigurisë së atyre që organizojnë manifestim dhe duhegt të jetë paqësor, zëri i qytetarëve të dëgjohet në cdo kohë”- tha ai.

Modifikuar më Premte, 08 May 2020 12:05
Login to post comments