Bujqësia pa asnjë ndihmë, Salianji takon fermerët: Katastrofa Rama më e keqe se virusi

Premte, 08 May 2020 13:57

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u takua në Lushnjë me shumë fermerë që ngrenë zërin kundër braktisjes nga qeveria në kohën më të vështirë për ta. Bujqësia është sektori që nuk ka marrë asnjë qindarkë ndihmë nga qeveria, megjithëse, siç theksoi Ervin Salianji në regjistrat e shtetit llogariten si të punësuar rreth 461 mijë persona.

“Qeveria nuk flet për sektorin bujqësor. Bujqësia është në gjendje të mjerueshme në të gjithë vendin.  Ne kërkojmë që të kthehet vëmendja tek fermerët dhe sektori bujqësor, që është një nga pjesët më të rëndësishme të ekonomisë së vendit”- theksoi Ervin Salianji gjatë bashkëbisedimit me fermerët, të cilët thanë se të gjithë ishin me kredi dhe ishin zhytur akoma më keq në borxhe këto dy muaj.

“Nafta është shumë e shtrenjtë dhe e paguajmë njësoj si karburantin e makinës së Edi Ramës”- u shpreh një fermer, ndërsa një tjetër i revoltuar tha se “qeveria nuk ka na ka fare në listë. Nuk na ka as për gjë, rrojmë apo nuk rrojmë.”. “Nuk marrin subvencion. Ka nxjerrë policët, ka bllokuar tregjet që fermerët të mos dalin e të shesin.”- tha një fermer tjetër. Salianji ndau të njëjtin mendim me fermerët se kjo situatë e rënduar vjen për shkak të dorëzimit të ekonomisë tek pak klientë të Edi Ramës. 

“Ekonominë e kontrollojnë 2-3 oligarkë. U jep naftën, edhe portet, ndërtimin, shpërndarjen, magazinimin. Shqipëria punon për 10 vetë, ndërkohë që 3 milionë të tjerë vuajnë”-tha Salianji, i cili e krahasoi qeverinë Rama me një katastrofë. “Në çdo sektor thonë që Rama është bërë më keq se virusi. Ata tremben më shumë nga katastrofa Rama, sesa nga virusi i koronës.”- u shpreh Salianji, ndërsa një fermer i revoltuar nga mungesa e hershme e mbështetjes nga qeveria tha se “Virusi ka 8 vjet, që kur ka ardhur Edi Rama në pushtet”.

 
 

Image

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...