Sandër Lleshi: Policët mbi 55 vjeç do i heqim nga puna

Premte, 08 May 2020 16:00

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë që u zhvillua ditën e sotme online, ka deklaruar se punonjësit mbi 55 vjeç në radhët e Policia së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat do të lirojë vendet e tyre të punës.

Lleshaj tha se po hartohet një projektligj, që të reduktohet mosha e madhe punonjësve të policisë, ku sipas Lleshajt në vendin tonë është 45.1 vjet, më e madha në Rajon.

 

‘Policisë së Shtetit i duhet që të përballojë detyrën që i kërkohet, i duhet edhe përgatitje e mirë fizike. Për rrjedhojë kjo lidhet edhe me moshën e punonjësve të policisë.

Mosha mesatare e policisë shqiptare është relativisht e lartë e krahasuar me vendet e rajonit tonë. Mosha mesatare e policisë shqiptare është 45.1 vjet. Kjo ka qenë arsyeja që ne kemi studiuar të gjitha mundësitë dhe kemi arritur ti dorëzojmë Kuvendit një projektligj që ka për qëllim çështjen e moshës në Policinë e Shtetit.

Duhet që ato që të largohen të garantohen kushtet e një jetë dinjitoze.

Nga radhët policisë të largohen ose me kërkesën e vetë punonjësit të policisë ose me vendim të autoriteteve drejtuese të saj, punonjësit e policisë që kanë mbushur moshën 55 vjeç, ose që kanë plotësuar 30 vite shërbim në radhët e policisë. Sot ne kemi në nivelin bazë të policisë oficerë që janë mbi 50 vjeç, në gradat e ulëta, në gradat, nënkomisar, grada inspektorëve, që janë 60 vjeç. Synimi është që të preket kjo fashë e gradave, njerëz që janë në terren, njerëz që duhet se s’bën të lëvizin. Pas largimit nga radhët e policisë, këta punonjës të shtetit parashikohet të trajtohen financiarisht me 50% të pagës neto’,  -tha sot Sandër Lleshaj. /Faxweb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...