Eurodeputeti Lega flet për SYRI TV: 'Paketa anti-shpifje' vë në diskutim integrimin

Saturday, 09 May 2020 15:26

Eurodeputeti i njohur, David Lega flet për SYRI TV

Syri TV: I dashur z. Lega! Ju keni qenë tejet kritike sa i takon paketës ligjore të medias që prej vitit të kaluar, ndërsa së fundmi keni folur më shumë se njëherë se Shqipëria është kritikuar ashpër nga Reporterët pa Kufij. Cili mendoni se do të jetë qëndrimi i BE-së dhe konsekuencat në rast se qeveria jonë nuk do të tërhiqet nga kjo paketë ligjore. Po ju pyes për këtë edhe sepse legjislacioni i medias është kondicionuar edhe nga vetë BE në thirrjen e konferencës ndërqeveritare me Shqipërinë.

David Lega: A duhet qeveria që të vijojë me të ashtuquajturin “paketa e anti-shpifjes”, që do të ishte një pikëpyetje për aspiratat e Shqipërisë për BE? Kjo do të ishte një tragjedi për shqiptarët, sidomos tashmë që çelja e negociatave është afër. Që negociatat e anëtarësimit të nisin, Shqipëria do të duhej të demonstrojë që ajo ndan dhe respekton mënyrën e jetesës europiane. Ky propozim ligjor nuk ka aspak të bëjë me vlerat që shënojnë këtë mënyrë jetese.

Syri TV: Ju keni qenë nja nga të paktët zëra që e keni kritikuar paketën ligjore për mediat. Raportuesi tjetër Santos i Social Demokratëve ka folur vetëm njëherë duke i kërkuar qeverisë që të angazhohet për të pritur më parë një opinion të Komisionit të Venecias. Në Tiranë, ambasadorët e BE-së kanë qenë të qetë me përjashtim të ambasadorit të Suedisë, Hastad që më shumë se njëherë e përsëritur qëndrimin e tij shqetësues. A është kujdesi për lirinë e shprehjes vetëm një çështje suedeze?

David Lega: Jo nuk është aspak. Ndërsa unë e vlerësoj kriticizmin e zonjës Hastad për turpin e të ashtuquajturës “paketë anti-shpifje”, ka disa raste të tjera kur në raste të tjera përfaqësuesit suedezë nuk e kanë bërë mirë punën e tyre siç zonja Hastad ka bërë të sajën në këtë rast.

Syri TV: Ju keni ngritur shqetësimin që prej vitit të kaluar se Shqipëria nuk por i trajton siç duhet kriteret e Kopenhangenit, të cilat janë standardet minimale për një vend aspirant në BE. Këto kritere janë të definuara nga traktatet e BE-së si garantuese të stabilitetit të institucioneve dhe demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe respektin për mbrojtjen e minoriteteve, pa të cilat çelja e negociatave nuk mund të nisë. Ndërkohë në Shqipëria nuk ka Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese që prej dy vitesh, parlamenti dhe qeverisja lokale sundohet nga vetëm një parti, ndërsa krimi i lidhur me drogën dhe pastrimin e parave, sipas raporteve ndërkombëtare vijon të rritet. A është kjo vetëm frika e pushtetit të tretë në Ballkan apo është diçka tjetër?

David Lega: S’duhet të ketë asnjë dyshim se Shqipëria ka një rrugë të gjatë, shumë, shumë të gjatë përpara se të ketë në tryezë anëtarësimin në BE. Por kriteret e Kopenhagenit ekzistojnë pikërisht për këtë arsye: që është, të nxisin vendet aspirante të përmirësohen kur ato i bien shkurt atyre, nuk i përgjigjen kërkesave dhe i anashkalojnë traktatet potenciale për t’u bashkuar me Unionin si anëtar.

Syri TV: Këshilli Europian i nxitur nga Gjermania më së pari (kushtet e Bundestagut), Franca dhe Holanda adoptuan kushte për Shqipërinë, përmbushja e të cilave do të sillte çeljen e negociatave. Partia jonë në pushtet, nuk flet shumë mbi këto kushte, ndërsa shumica e opinionit publik i konsideron ato si një ndihmë e madhe për të rikthyer disa nga bazat e demokracisë. Pyetja ime për ju ka të bëjë me rolin e Parlamentit Europian. Ndërkohë që Komisioni për disa arsye u tregua i verbër mbi atë që po ndodhte në Shqipëri, pse nuk ishte e mundur për Parlamentin tuaj që të vërenin këto probleme, që të ngrihej alarmi dhe të shtohej presioni ashtu siç bëtë ju me ligjin e mediave që në muajin dhjetor?

David Lega: Kush arrin të nisë negociatat e anëtarësimit, dhe cili jo, nuk ka të bëjë me Parlamentin Europian, i takon Këshillit Europian që të vendosë. Dhe kështu duhet të jetë. Sepse Bashkimi Europian nuk është kurrë më i fortë sesa vullneti i kombinuar i vendeve anëtare. Për këtë arsye, sa i takon Parlamentit Europian dhe rolit të tij në këtë proces, unë nuk e ndaj këndvështrimin se alarmi nuk është dhënë, por besoj se kjo gjë është bërë në mënyrë të përsëritur dhe konsistente.

Syri TV: 15 kushtet e Bashkimit Europian i referohen në pjesën më të mirë problemeve të krijuara vitin e kaluar siç ishte dënimi i atyre që blejnë voton, ligjeve cenuese të medias, apo dyshimeve mbi vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 2019-ës. Kushtet e tjera janë më të zakonshme. Komisioni do të raportojë rreth progresit të bërë dhe vendet anëtare (Këshilli) do të vendosë për çeljen e negociatave. Parlamenti juaj në mënyrë të pakondicionuar ka votuar për hapjen e negociatave. Në këtë fazë që jemi a shikoni ju një rol për veten tuaj dhe kolegët tuaj europarlamentarë sa i takon Shqipërisë dhe mënyrës sesi ajo po i adreson këto kushte?

David Lega: Nuk është aspak e vërtetë se Parlamenti Europian “gjithmonë ka qenë pro hapjes së negociatave pa asnjë kusht” për Shqipërinë. Përkundrazi, shumica e kolegëve të mi besojnë se Shqipëria është shumë larg anëtarësimit në BE, pasi vendi nuk i plotëson kushtet për çeljen e negociatave. Dhe mos u gaboni në këtë drejtim: çelja e negociatave kanë të bëjnë me kushtet dhe nuk janë aspak një rrugë e premtuar për tu bashkuar me BE-në. Për këtë mjafton të shikoni Turqinë.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...