“Të reflektojmë me forcë”, Meta kujton Ditën e Drejtësisë: Duhet sistem i plotë, i pavarur dhe i paanshëm

Diel, 10 May 2020 11:23

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kujton Ditën Kombëtare të Drejtësisë me disa rreshta të miratuara nga qeveria e Ismail Qemalit më 10 maj 1913, ku mes të cilave thuhet se “qeveria është e detyruar të ruajë jetën, lirinë dhe kamjen e çdo njeriu”.


“Kjo ditë, – sipas Presidentit,- duhet të na bëjë të reflektojmë me forcë mbi rëndësinë që ka funksionimi i plotë, i pandërprerë, i pavarur dhe i paanshëm i gjithë sistemit të drejtësisë në Shqipëri”.

Mesazhi i plotë i Kreut të Shtetit:

“Çdo pune që rrezon të dréjtat` é ropit tue prure ndalim në jétë, në liri dhé në kamjé të tija është faj. Fajet janë të ndaluara nga Qévérria q`është e detyruar të ruaje jétene, lirinë dhé kamjén e`çdo njériut”.

Sot kujtojmë Ditën Kombëtare të Drejtësisë, me këto rreshta të parathënies së “Kanonit të Zhurisë”, të miratuar nga qeveria e Ismail Qemalit në 10 Maj 1913. Ky ishte akti i parë pas shpalljes së Pavarësisë që përcaktoi organizimin dhe funksionimin e gjykatave në sistemin gjyqësor shqiptar.

Thjeshtësia, qartësia dhe pavarësisa që garantohej në atë akt të parë për organizimin e gjykatave, sot, në këtë ditë të shënuar të drejtësisë shqiptare, duhet të na bëjë të reflektojmë me forcë mbi rëndësinë që ka funksionimi i plotë, i pandërprerë, i pavarur dhe i paanshëm i gjithë sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Sot, kur mungesa e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese po pamundëson mekanizmin kryesor për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, 10 Maji i Ditës së Drejtësisë nuk është i plotë.

Sot, 107 vjet pas “Kanonit të Zhurisë”, duhet të vazhdojmë të mbrojmë edhe me më shumë forcë dhe vullnet, parimet kushtetuese për një gjyqësor të pavarur dhe funksional që meriton secili qytetar, nën frymën e Kushtetutës së miratuar prej tyre me referendum që prej datës 22 Nëntor 1998.

Një urim i veçantë edhe për Komisionin e Venecias që pikërisht sot, në të njëtën ditë, feston 30 vjetorin e krijimit të tij. Në këtë ditë të shënuar më lejoni të veçoj një pjesë nga deklarata e Presidentit të Komisionit të Venecias, zotit Gianni Buquicchio dhënë me rastin e 30-vjetorit të këtij organizmi.

“… Pavarësisht këtij suksesi, mbeten ende shumë sfida dhe kriza aktuale Covid-19 na kujton se progresi nuk është kurrë i pakthyeshëm. Ne duhet të mbrojmë demokracinë pluraliste dhe të parandalojmë degjenerimin e saj në një regjim autoritar, ku fituesi i merr të gjitha. Sipas mendimit tim, Komisioni është i nevojshëm tani më shumë se kurrë më parë, për të mbrojtur dhe promovuar, në partneritet me organet e Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian:

• Respektimin e shtetit të së drejtës dhe, veçanërisht, pavarësinë e gjyqësorit;
• Kontrollet dhe balancat brenda një sistemi demokratik funksional;
• Zgjedhje të lira dhe të ndershme;
• Respektimi i të drejtave të njeriut, përfshirë edhe në situatat emergjente.”.

👇
https://www.venice.coe.int/webforms/events/?id=2928

Gëzuar Ditën e Drejtësisë Shqipëri!
Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë! 🇦🇱

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...