“Rama do që Veliaj të dështojë, apo….?/ Artan Fuga parashtron 11 pyetje mbi vendimin për Teatrin Kombëtar: Të bëhet referendum

Diel, 10 May 2020 12:43

Pas vendimit të qeverisë për t’i kaluar Bashkisë së Tiranës pronësinë e truallit të Teatrit Kombëtar, akademiku Artan Fuga kërkon referendum lokal për këtë çështje.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga parashtron 11 pyetje për çështjen e Teatrit.

Midis të tjerash, ai shkruan nëse me këtë vendim Rama, synon që Veliaj të dështojë apo të fitojë, ndërsa pyet opozitën se pse nuk kërkon referendum.

Postimi i plotë:

Referendum lokal për Tetarin Kombëtar

Mjaft me caraca!

Për vendimin e Këshillit të Ministrave datë 8 maj 2020 për kalimin në pronësi të bashkësisë të Tiranës të pasurisë kadastrale të quajtur “Tetari Kombëtar”, pyetje në ndihmë të gazetarëve të rinj që edhe punojnë edhe vazhdojnë studimet, në mënyrë që ta kenë si stazh profesional:

  1. Kalimi i aseteve kombëtare në pronësi të Bashkisë të Tiranës, është një akt decentralizues, pra demokratizues apo një strategji manipulimi?
  2. Rama ja beson çështjen Veliajt, apo e sheh tani konfliktin e ardhshëm Veliaj – mbrojtës të Teatrit nga lart duke marrë rolin e një spektatori që ka larë duart?
  3. Nëse Veliaj e arrin projektin e besuar, pra prishejn e godinës dhe ndërtimin e një tjetre, kjo do të ishte një fitore, apo një dëmtim i tij në publik?
  4. Rama do që Veliaj të dështojë, apo të fitojë duke iu kundërvënë shoqërisë civile, organizatave të fuqishme në Europë etj?
  5. Kur kalon Teatrin te Bashkia e Tiranës, përse nuk kalon edhe aseteve të lidhura ta zemë me Bibliotekën Kombëtare, Teatrin e Operas dhe të Baletit, Stadiumin, vetë Kryeministrinë, Presidencën, etj?
  6. Sa funy do të ishte nëse ta zemë pasuria e paluejtshme Presidenca ose Kryeministria të kalonin edhe ato sipas kësaj filozofie neoliberale në pronësi të Bashkisë të Tiranës? Apo ça filozofie? Ku i fryjmë fyellit në ato vrima dot ne?
  7. Kalimi i pronësisë te Bashkia Tiranë i pasurisë “Teatri Kombëtar” është vetëm për truallin apo edhe për ndërtesën sipër, apo edhe për rekuizitën, etj.? Apo edhe për aktorët, drejtorin, edhe madje edhe për spektatorët e Teatrit?
  8. Kur VKM thotë se ja kalon pronën Bashkisë Tiranë, me çfarë të drejte i kërkon që ajo të mos ndryshojë destinacionin e objektit? Kur unë e kam pronën time e bëj çfarë të dua, përndryshe edhe ma jep edhe s’ma jep? Nga ana juridike si koncept pronësie a ka vend të qendrojë kjo? E bëj edhe Estradë. Nga dallon Teatri nga Estrada si gjini? E di njeri në zyrat e bashkisë? Unë nuk e di për vete.
  9. VKM i thotë Bashkisë që të ndërtosh një ndërtesë të mirë në konsultim me të gjitha grupet e interesit, a mund të na thonë u kam rixha se cfarë quajnë me shprehjen “e përdalur” grupe interesi? Si do të merret vendimi, si do matet sugjerimi i tyre? Kush quhet grup interesi?
  10. Po ne spektatorët qytetarë a jemi grup interesi, apo jemi legena? Nëse ne jemi a nuk ka vetëm një mënyrë konsultimi me ne që është referendumi lokal? Sepse që Teatri Kombëtar u bë Teatër Bashkiak e morrëm vesh, por tani amà ai është prona jonë si qytetarë. Nuk është prona e brigadierit të komunales të zonës. Pra grupi i interesit jemi ne qytetarët dhe ne ka vetëm një rrugë konsultimi : referendum lokal! Kjo është demokracia. Tê tjerat janë qofte me rigon!
  11. Pse opozita nuk kërkon referendum lokal tani për ndërtesën e Teatrit, por bën deklarata patetike thjesht, mbushur me fjalë ofenduese kurse ne qytetarëve nuk na duhen fare llafet e bukura, fare, por na duhet veprimi politik? Ka veprim apo nuk ka veprim? Të tjerat janë pluhur! I merr era!

Ja të dashur gazetarë – studentë sugjerimet e mia modeste. Ju bëni si të doni, por këtyre pyetjeve nuk u anashkaloni dot, veçse nëse bëheni bukëshkalë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...