"Covid-19 dhe narkoflota janë aleatët më të mirë! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital!”. Ky është denoncimi që ka publikuar sot, ish-kryeministri Sali Berisha, pas mesazhit me video dërguar nga një qytetar dibran.
“Përshëndetje doktor, - shkruan qytetari. - Jam një djalë dibran. Dhe në kohë karantine dolëm në piknik me shoqërinë dhe në zonën e Arrasit këtu në Dibër, rreth orës 20:00, kemi konstatuar një aeroplan të vogël që u ngrit në qiell. Po ju dërgoj dhe videon e aeroplanit me drogë që u ngrit nga Dibra.”
Ka denoncuar në Kuvend dhe jashtë tij, përdorimin e avionëve të vegjël për trafikun e drogës në Shqipëri, denoncime që hasën në kundërshtime të forta nga qeveria Rama, por që më pas rezultuan në zbulimin e një sërë rasteve e deri arrestimeve.