Bijtë e etërve, dhunë mbi besimin dhe vandalë ndaj vendeve të Kultit

Hënë, 11 May 2020 11:35

Nga Bujar Nishani - 11/05/2020

Para pak ditësh një sjellje vandale e Bashkisë së Tiranës mbi territorin e Selisë Qëndrore të Tarikatit Halveti Bektashi në qendër të Kryeqyterit, risolli në kujtesën e turpit, barbarizmin e rregjimit stalinist shqiptar mbi vendet e besimit të shqiptarëve.

Dhuna policore e pasuesve të ish stalinistëve shqiptarë ju rikujtoi edhe njëherë shqiptarëve, se bijtë e baballarëve që i vunë minat, kazmën dhe buldozerët, kishave e xhamive, teqeve e faltoreve, janë përsëri “të fortë”, “të gjithpushtetshëm”, “të dhunshëm”, ndihen “mbi Zotin” e mbi këdo tjetër, në këtë tokë !

Nuk ishte aspak koincidencë që ky akt barbar i Bashkisë së Tiranës mbi pronën e ligjëshme të një Tarikati të nderuar përkoi me adresimin rrugaçëror e përçmues të shefit të rilindsave ndaj besimtarëve shqiptarë duke i quajtur ceremonitë e faljes dhe adresimit në Zot në xhamitë dhe kishat e Shqipërisë si “grumbullime” që duhen ndaluar nga pandemia !

Gjuha vulgare dhe fyese e kryerilindsit dhe sulmet barbare mbi territorin e Tarikatit Halveti në Tiranë prej buratinëve që na janë bërë “peshqesh” mbi shpinën tonë, tregon se sa e rëndë është urrejtja dhe përçmimi që ky sekt anarkistësh ka ndaj popullit në përgjithësi e besimtarëve të Zotit në veçanti.
Perceptimi i parë që të krijohet nga këto ngjarje të rënda publike është ai i trashëgimisë, së këtyre pinjollëve të asaj gjenerate që pushkatoi e vari në litar priftërinj e hoxhallarë, baballarë e dervishlerë, poetë e shkrimtarë !

Trashëgimi e ideologjisë së partisë shtet, e shtetit policor, e dhunës mbi besimin, e barbarisë mbi urtësinë, e vandalëve mbi qytetarinë.

Por duke u menduar e analizuar pak më gjatë mbi kulturën e këtij grupimi anarkistësh, rrugëtimin e tyre përmes pushtetit, modelin politik dhe moralin korruptiv, të demonstruar në këto 20 vitet e fundit, kupton se gllabërimi i hapësirave, territoreve, pronave (publike e private, pa dallim) është makutëria e tyre pambarim dhe e pandalëshme.

Prona e Selisë Qëndrore të Tarikatit Halveti është e lidhur përjetësisht edhe me trashëgiminë e Sheh Muamer Pazari, pasardhës i një prej familjeve patriote më të vjetra Tiranse që ringriti e rihapi Teqenë Halvetie në kryeqytet pasi i rezistoi dhunës kriminale 50-vjeçare, të etërve stalinistë të pinjollëve të sotëm rilindsa.

Pronat e shqiptarëve, pronat e tiransve, pronat e besimeve fetare sot janë të rrezikuara e në qendër të synimeve të Mafias së ndërtimit e të çirakëve të saj që kanë zaptuar zyrat, pushtetin, vetë Shtetin !

Janë të shumta rastet kur pronat e familjeve tiranse janë grabitur jo vetëm prej pushtetit stalinist të etërve (që ende refuzojnë ti kthejnë) por edhe sot prej bijve rilindsa.
Planet barbare për ndërtimet e kullave tek hapësira e Liqenit të Tiranës u stopuan përkohësisht prej revoltës së një grupi të shoqërisë civile, por lulishtja dhe parku i lojrave të fëmijëve, “7 xhuxhat” u gllabërua nga korrupsioni “mes ditës për diell”.

Tashmë mesa duket hapësira e artë pas Pallatit të Kulturës është në shënjestrën e rradhës së Mafias së ndërtimit dhe preokupimit të qeveritarëve për “të mirën e popullit”.
Për këtë nuk kursehet as territori dhe hapësira e ligjëshme e Selisë së Shenjtë të Tarikatit Halveti.

Nuk ka dyshime se ateistët shqiptarë nuk kanë respekt ndaj besimit e besimtarëve, nuk kanë pendesë për trashëgiminë kriminale të etërve, nuk kanë moral qytetarie e trashëgimie kulturore, nuk kanë asnjë sens civilizimi apo qytetarie.

Por kjo nuk përbën ndonjë merak të madh.

Ata janë ata që janë !

Bij të denjë të baballarëve zjarrvënës !

Ajo që po formësohet me shpejtësi si kërcënimi real ndaj shqiptarëve është “trimëria” e tyre karshi ligjit, tallja e tyre ndaj institucioneve ligjzbatuese, mungesa e frikës ndaj drejtësisë !!!!!

Kjo ndodh sot, sepse akti barbar i pak ditëve më parë i Bashkisë së Tiranës as nuk e lëvizi nga kulla e ngujimit prokurorinë shqiptare.

Një grup vandalësh me uniformën e shtetit i turren me dhunë objektit të kultit, shkulin e ndukin, rrëzojnë e dhunojnë pa paraqitur asnjë shkresë, asnjë akt, asnjë vendim institucional dhe prokuroria fle gjumë.

Ky gjumë i prokurorisë shqiptare përballë këtyre akteve, sot është as më shumë e as më pak, por bashkëpunim me dhunuesit.

Prandaj dhe dhunuesit sot ndihen “trima” dhe të paprekshëm.

Dhunuesit duhet ta dinë sëpaku, se kjo nuk do të zgjatet dot pafundësisht !

Jo vetëm ata policë mjeranë që vihen në dispozicion si kamikazë politik të urdhëruesve të márrë, por vetë urdhëruesit e dhunës dhe antiligjit nuk do ti ikin dot pafundësisht ligjit!

Historia e ka provuar këtë shpeshherë !

#TëRingremëShqipërinë ????????

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...