A do të ketë kulla në truallin e Teatrit? Ja si përgjigjet Veliaj

Hënë, 11 May 2020 17:01

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, në lidhje online me edicionin e pasdites në Syri Tv, ndër të tjera ka dhënë shpjegime edhe për faktin se përse nuk ndërton një teatër të ri në një truall tjetër, por vendos të shembë të vjetrin për të ndërtuar të riun aty.

‘Sepse prona e Bashkisë së Tiranës është shumë më e vogël se Teatri dhe në fillim kushti i artistëve ka qenë që prona e teatrit të mos preket.

95 përqind e personave të angazhuar kanë kërkuar që të mos preket asnjë centimetër e pronës dhe ta përdorim atë për teatrin e ri.

Mjafton që të shikojmë listën e atyre që punojnë në TK, dhe do e kuptoni që vetëm 1 është kundër.

Periudha kur të gjithë binin dakord ka marrë fund në vitin 90.’

I pyetur pse duhet të këmbëngulë te shkatërrimi i Teatrit të vjetër, kur Europa Nostra e ka vendosur në 7 sitet e rrezikuara, Veliaj e cila këtë organizëm si një OJF.

Ndërkohë që nuk e ka cilësuar si pjesë historike të Tiranës, godinën e Teatrit Kombëtar.

‘Në fakt argumentet janë gjithmonë e më shumë të varfëra. Të gjithë ata që thonë ka një vlerë historike, edhe presidenti edhe ish kryeministri dhe e kanë pasur secili 12 ministra kulture, si ka mundësi që në këto 30 vite tranzizion, që asnjë nga ministrat e tyre nuk e shpallën monument kulture.

Kur këta janë dhe ishin në krye të vendit, këta kanë shpallur ish-Pallatin e Pionerëve monument culture. Mendoni që paska pasur më shumë vlerë se TK.

Arsyeja është se nuk ka qenë monument kulture.

Dhe këtë e thonë ekspertët që thonë që tallashi i presuar…."

Gjatë intervistës së tij në Skype për Syri TV, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u pyet edhe mbi aludimet se nëse në truallin e Teatrit Kombëtar do të ketë kulla apo jo?

“Nuk kemi asnjë aplikim për kulla. Mund të vijë televizioni juaj e të aplikojë për kulla. Ju jeni në një ndërtesë buzë Lanës e unë nuk mund të them se nuk do të ketë më ndërtime buzë Lanës.

 

Nëse qytetarja Armela Ferko ka prona, le të vijë të aplikojë. Do e ndaloni bashkinë e Tiranës të ndërtojë shkolla, kopshte, parqe apo zyra në tokën e saj?, tha Veliaj.

***

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, teksa foli për debatin e Teatrit Kombëtar, u shpreh se “Europa Nostra”, e cila i ka dalë në mbrojtje godinës, është thjesht një OJF.

“Europa Nostra është OJF. Ata japin opinione, ne marrim vendime", tha kryetari i bashkisë.

 

“Europa Nostra” është partnere e Bankës së Investimeve ndaj dhe Veliaj u pyet nga gazetarja Armela Ferko pse nuk kërkohet një kredi për rikonstruksionin e godinës aktuale, Veliaj u shpreh:

“Presidenti i Republikës në një letër kundërshtonte bashkinë e Tiranës për zgjatjen e lumit të Lanës. Çfarë garancie kam unë, që po me këtë bankë që përmendët ju, nuk na bllokon nesër?

Europa Nostra është OJF. Siç të them unë Syri është pjesë e PD. Ky president ka një precedent që investimet e Bankës së Investimeve i refuzon. Ku ndalon kjo histori? Unë kam votuar kryetarin e bashkisë që të ndërtojë shkolla, parqe etj. Po ti lemë në duart e presidentit...Sot Tirana është më e mirë. Do prishet një gjë e vjetër, që të bëhet një gjë e re".

Veliaj nuk kurseu sulmet as ndaj aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

“Ata që luanin bingo part-time kur ishin aktorë te Teatri, sot dalin dhe e mbrojnë", u shpreh ndër të tjera Veliaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...