Kur do të jetë protesta e rradhës e opozitës? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi

Hënë, 11 May 2020 21:59

Kur do të organizojë opozita protestën e rradhës? Kjo ishte pyetja për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, në "Çim Peka LIVE".

Sipas saj, tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia ka ndikuar në axhendën e opozitës.

Çfarë i pengoi qytetarët të dilnin në 2 mars?! Kur do i udhëhiqni këta njerëz?

 
 
 

"Ne si LSI kemi disa këndvështrime të ndryshme për protestat. Unë kam strukturë tjetër, PD ka strukturë tjetër., Unë jam parti e majtë, jo e djathtë. Në historinë e Shqipërisë, fut edhe 97, edhe 90, sa protesta ka bërë kjo opozitë në 2019 nuk është bërë në të gjithë kohën. Brenda saj ka një menaxhim perfekt të kësaj opozite që ju duket e paaftë për të rrëzuar këtë qeveri.

 
 

Kjo opozitë ka një axhendë ku nuk do të bëjë asnjë gabim. Djegja e mandateve, mospërfshirja në zgjedhje, tërmeti i 26 nëntorit, pandemia, të gjitha këto nuk kanë qenë axhendë e opozitës. Edhe unhë mund të nisem në një shtet tjetër se ngel. 

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Opozita ka edhe një defekt, PR-in, marrëdhëniet me publikun. Duhet të jetë më e organizuar", tha Kryemadhi.

Peka: Do bëni protestë para zgjedhjeve?

Kryemadhi: Do i bëjmë të gjitha ne. Protesta, aksione politike.

Peka: Kur ka zgjedhje?

Kryemadhi: Një orë e përpara të bëhen do të jetë më mirë për shqiptarët. Do të sillte një çlirim të ekonomisë shqiptare. Ne jemi të gatshëm ta mbyllim sa më shpejt reformën zgjedhore, çka sjell edhe zgjedhje të reja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...