Vjosa Osmani:Serbia po spastron etnikisht Luginën e Preshevës

Tuesday, 12 May 2020 08:30

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në Facebook, tha se Serbia është duke kryer spastrim të heshtur etnik ndaj shqiptarëve në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc.

Osmani tha se autoritetet serbe, në katër vjetët e fundit, kanë pasivizuar adresat nga regjistri civil të mbi 4,000 shqiptarëve të Medvegjës.
Ky veprim, sipas saj, është vërejtur edhe në dy komunat e tjera me popullsi shqiptare, Bujanoc dhe Preshevë.

“Përmes ‘pasivizimit të adresave’ të vendbanimit, shteti serb bën largimin përfundimtar të shqiptarëve nga regjistri civil i Serbisë, duke ua pamundësuar marrjen e dokumenteve të reja, të drejtën e qasjes në shërbime mjekësore ose asistencë sociale, e madje edhe i largon nga lista e votuesve, që u pamundëson pjesëmarrjen në zgjedhje”, tha Osmani.

Ajo kërkoi nga institucionet e Kosovës që të mos heshtin në raport me këto veprime të shtetit serb, derisa tha se një shtet si Serbia, që, sipas saj, “aktivisht angazhohet në spastrim etnik”, nuk e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Çështja e pasivizimit të adresave të banimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës ishte diskutuar në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës në muajin korrik të vitit të kaluar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...