'Me vendim qeverie, Edvin Hajduti dhe Karlo Malavita në një megavjedhje të madhe shtetërore'

Tuesday, 12 May 2020 11:34

Nga Sali Berisha.
Edvin Hajduti shfrytëzon epideminë për të firmosur VKM nr. 368 dt 6.5 2020 e vjedhjes shtetërore të tij së bashku me Karlo Malavitën, të 5000 m2 tokë truall privat të parashikuar për gjimnaz - dhe objekteve të ndertuara mbi, u prish kontratat e qirasë!

1. Vjedh tokën e pronarëve autoktonë tiranas dhe ia fal Karlo Malavitës si ta kish të të atit.
2. I vjedh gjimnazin, Njësisë bashkiake nr. 7 me mbi 50,000 banorë për t’ia dhënë Bollinos.
3. Shkel ligjin e kthimit të pronave, që detyron shtetin të mos japë toka të tretëve deri në përfundim të procesit të kthim-kompensimit të pronave;
4. Vjedh me Karlo Malavitën haptas tokën (që ka qënë private) edhe objektet e ndërtuara me taksa publike (privati që ka tokën, shteti i kërkohet t’i blejë objektet publike me çmim të kripur, ndërsa me Karlo Malavitën që nuk kanë as tokën, edhe objektet i marrin falas?!)
5. Vjedh me Karlo Malavitën objektet. Tani pasi marrin tokën dhe objektin, Rama nxjerr edhe vendim për t’i shembur objektet që ia ka dhënë me qera?!

Ky është korrupsion, vjedhje shtetërore e hapur. Është shpërdorim detyre.

Edvin Hajduti dhe Karlo Malavita, larg duart nga pasuritë e të tjerëve.

Sot nuk ka ligj, por nesër ligji do të bjerë mbi ju për krimin e lartë shtetëror që kryeni.

Ju bëj thirrje 50,000 banorëve të zonës që mbeten pa gjimnaz, të ngrihen në mbrojtje të interesave të fëmijëve të tyre!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...