Sondazhi 'rrëzon' Reformën në Drejtësi/ Shqiptarët:Proces selektiv sa për sy e faqe

Tuesday, 12 May 2020 12:20

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim publikoi sot në Tiranë Sondazhin e Opinionit Publik mbi Besimin në Qeverisje.

Sondazhi zbuloi një besim të ulët të qytetarëve ndaj gjithë institucioneve shtetërore e politike në vend, si dhe tek reforma në drejtësi.

Mbi 85 për qind e të anketuarve pohojnë se korrupsioni i nivelit të lartë dhe atij të ulët është një dukuri e përhapur gjerësisht në shoqërinë shqiptare.

Sipas tyre, institucionet më të korruptuara janë drejtësia, spitalet, dhe qeveria, e më pas janë parlamenti, policia dhe bashkitë.

“Mbi 60 për qind e shqiptarëve besojnë se axhenda e gjykatave ndikohet shumë nga interesat politike, ndërsa prokurorinë e vlerësojnë si shumë të ndikuar nga interesat politike” - thuhet në përfundimet e sondazhit.

Mosbesimin më të madh ndaj reformës në drejtësi e kanë moshat deri në 30 vjeç, të arsimuar e në fillim të karrierës.

Ata u shprehën se “reforma po bëhet sa për sy e faqe”, se “ajo nuk ka ndikim të vërtetë”, se “kjo reformë është proces selektiv, ku po ndëshkohen disa për t’u shërbyer atyre, që kanë mbështetje të fuqishme”.

Reforma në drejtësi perceptohet si proces politik e jo thjesht si proces ligjor. Pjesëmarrësit mbi 55 vjeç raportuan ndikim të kufizuar pozitiv të reformës, sepse sipas tyre, “procesi është i lidhur me interesa të caktuara politike”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...