Buxheti gropë/Si Rama po tenton të mbushë arkën me paratë e krimit dhe drogës.

Tuesday, 12 May 2020 13:32

Dy goditje njëra pas tjetrës, si tërmeti dhe koronavirusi janë shumë për buxhetin e një vend të varfër si Shqipëria.

Aq më tepër kur që prej vitit 2008, dy qeveritë Berisha dhe Rama kanë ndjekur politika të rritjes së borxhit që shkon sot në 65% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (pa llogaritur këtu borxhet e fshehura të koncesioneve dhe PPP-ve që mund ta shpien 83% ).
Po si po reagon qeveria Rama për ta përballuar këtë gjendje?

Duket se i vemi resurs i pashfrytëzuar që i ka mbartur është çlirimi i parave që vijnë nga krimi. Dhe për këtë në ditët e fundit kryeministri ka ndërmarrë dy nisma: atë për amnistinë fiskale dhe atë për legalizimin e kanabisit, të cilat sado larg njëra tjetrës që të duken duhen parë të lidhura së bashku.

Kuptohet që amnistinë Rama po e shet për krejt ndryshe nga çfarë është.

Në 20 prill në parlament ai deklaroi se këtë po e bën për të lehtësuar depozitimin e parave nga emigrantët që kanë punuar ndershmërisht:

‘Ajo do të synojë lehtësimin maksimal të gjithë atyre që jetojnë në emigracion në radhë të parë dhe janë në nevojën 30-vjeçare për të formalizuar paranë joformale që kanë’ tha ai. Por ndonëse kryeministri deklaron publikisht se nga kjo amnisti nuk do përfitojnë ata që kanë bërë para përmes krimit, synimi duket se është pikërisht tek legalizimi i ta ardhurave të tyre’.

Të gjithë ekspertët e emigracionit shqiptar e thonë një zëri se shumica e mërgimtarëve tanë nuk e kanë luksin që ti paguajnë një taksë shtetit Shqiptar, që mund të shkojë nga 7% deri në 10% për të pastruar të ardhurat që i kanë fituar me djersë.

Shumica e tyre nuk janë as aq të pasur as nuk e kanë këtë luks. Prandaj propaganda se kjo bo bëhet për emigrantët duket se synon të fshehë diçka tjetër që nuk mund të thuhet publikisht.

Po në të njëjtën linjë janë edhe deklaratat për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Ndonëse Rama tha se këtë projekt e ka konsultuar prej një viti me ndërkombëtarët, Bashkimi Europian nxitoi të bënte të ditur se ai nuk ka dijeni për të.

Me sa duket kryeministri po përdor të njëjtën skemë që aplikoi edhe në fillim të qeverisjes së tij. Atëherë fushata e ish njeriut të tij më të afërt, Koço Kokëdhimës për legalizimin e hashashit për qëllime mjekësore, ndonëse nuk u vu në zbatim, ishte një shkelje syri nga ana e pushtetit për të lëshuar sinjalin:

‘Mbillni sa më shumë, nuk është e ndaluar’. Dhe në fakt kështu ndodhi. Shqipëria u mbush me hashash dhe policia u bë palë me kultivuesit. Edhe tani, pak rëndësi ka nëse projektit i shkohet apo jo deri në fund.

Rama e ka dhënë sinjalin, se kjo nuk përbën një krim dhe rritësit e dikurshëm të kanabisit mund ti kthehen zakonit të tyre, me shpresën se paratë e trafikut do të injektojnë flukse të paparashikuar në ekonominë vendase. Pra me sa duket shpresat e vetme për ta mbajtur gjallë atë qëndrojnë tek çlirimi i eurove të krimit që pritet të vijnë nga pastrimi prej amnistisë dhe riaktivizimi i industrisë së hashashit.

/Lapsi.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...