Vasili: Situata dramatike. Rama do që të shkatërrojë konsensusin e të kompromentojë Reformën Zgjedhore

E mërkurë, 13 May 2020 14:28

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se Edi Rama do që të shkatërrojë konsensusin mes palëve e të kompromentojë kështu Reformën Zgjedhore.

Kryeministri tha dje se nuk më interesojnë propozimet e opozitës, por më interesojnë vetëm propozimet e OSBE ODIHR-it. Në Shqipëri ka ndodhur vetëm një fenomen, grabitje dhe vjedhje e votës. Kjo maxhorancë ecën me divizën “ju votoni se ne numërojmë votat”. Rama e tha qartë se nuk negociojmë asgjë. Ne kërkuam që maxhoranca të tërhiqet, duke qenë se nuk do konsensus”, tha Vasili.

Petrit Vasili u shpreh se opozita e bashkuar ka përballë një njeri si Damian Gjiknuri që sipas tij është kapur në vjedhje votash, duke shtuar se maxhoranca është e vendosur që të kompromentojë procesin.

“Gjiknuri u vendos hapur në krah të zonjës Hajdari. Ata kërkonin që të vazhdohej si të vijohet diskutimi me sistemin. Gënjeshtra nuk ka qenë ndonjëherë meritë, por një turp. Aq më tepër në moshë të re, të jep nurin e karakterin. Fakti që gjiknuri është kapur në vjedhje votash është problem shumë i madh moral. Sigurisht është një tregues i keq. Ky është kompromentim politik. Maxhoranca do që ta kompromentojë këtë proces”, deklaroi Vasili.

I pyetur sesa shanse ka që PS e LSI të bëjnë prapë koalicion, Vasili u shpreh se gjasat janë zero.

“Mundësia është po të përdor matematikën është zero mundësi. Edi Rama ka zgjedhur aleatët e tij, janë trafikantët dhe droga. Kur shqiptarët kanë humbur më shumë se 60 mijë vende pune, Edi Rama me urdhër nga trafikantët e drogës, thotë se do të legalizojë kanabisin. Rama do që ta legalizojë narko trafikun”, tha Vasili.

Po ashtu, Vasili tha se nuk e ka pranuar asnjëherë Gjinkurin personalisht, por opozita vendosi të shojë në Këshill si një sakrificë ndaj shqiptarëve.

“Nuk e kam pranuar personalisht zotin Gjiknuri. Është një sakrificë në emër të shqiptarëve, që të ndryshojmë këtë situatë, sepse vota është mekanizmi e jo dhuna, jo armët. PS është në një merim kaq të madh, sa urdhëri politik i krimit është se na duhet Damian Gjiknuri. Për zonjën Hajdari, ajo bën ca kritika, dhe kritikat ndaj qeverisë janë mirë, por kur vijnë nga pjella e sistemit, nuk ke pse e dëgjon. Nuk ka garant për votën e lirë. Edi Rama nuk do që të flitet për kriminalizimin e votes”, vlerësoi Vasili.

Në fund, Vasili u shpreh se Edi Rama është zgjedhur kryeministër si përfaqësues i krimit dhe se është braktisur totalisht nga qytetarët shqiptarë.

“Ne do ta bëjmë Reformën Zgjedhore për qytetarët. Ne jemi sot me qytetarët. Ne kemi lënë mandatin për qytetarët. Situata është shumë e rëndë. Narko shteti po bën legalizimin e kanabisit. Këtë garanci e jep qeveria tranzitore. Bashkëpunimi me PD ka qenë në kohezion. Edi Rama është një aventurier i zgjedhur nga droga. Shqiptarët e kanë braktisur këtë qeveri, 85 përqind e qytetarëve nuk shkuan në zgjedhje”, përmbylli Vasili.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...