‘Metës i ka ardhur në majë të hundës, po shpërtheu ai ….’/ Kryemadhi: Opozita po organizon protesta ‘guerrilse’

E mërkurë, 13 May 2020 20:19

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha gjatë një interviste me skype në “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News, se ndërkombëtarët nuk paguajnë asnjë taksë në Shqipëri, duke pohuar që për shkak të kësaj marrin edhe më shumë para dhe të ardhura ekonomike.

E pyetur nga moderatori Rezear Xhaxhiu për qëndrimet e presidentit Ilir Meta, Kryemadhi tha se edhe atij i ka ardhur në majë të hundës me ndërkombëtarët, ndërsa pavarësisht natyrës së tij të qetë dhe diplomatike, ajo tha se po shpërtheu do të thotë se nuk duron dot më.

 
 

“Ata të huajt nuk paguajnë asnjë taksë këtu në Shqipëri, përkundrazi fitojnë më shumë. Presidenti ka diskursin e vet politik dhe diplomatik. Monika Kryemadhi është politikania e parë që ka kundërshtuar mënyrën e njëanshme të ambasadorëve në formimin e institucioneve.

 
 

Nëse presidenti mban një qëndrim të tillë mund ta pyesni, por me sa duket i ka ardhur edhe atij në majë të hundës, sepse është shumë i qetë dhe diplomat, por kur shpërthen Ilir Meta do të thotë se i ka ardhur në majë të hundës.

 
 

Ajo u pyet edhe se si ka menduar opozita të vijë në pushtet, ndërsa numri një i LSI-së, tha se po bëhet një organizim për protesta ‘guerrilse”.

“Nuk është çështja për të ardhur në pushtet, por që qytetarët të jenë të barabarte dhe të zgjedhin ata se kush do të jetë më i miri. Ajo që është e rëndësishme, është se Rama mund të bëjë planet e tij si të dojë dhe do të marrë përgjigjen e merituar. Opozita nuk ka çfarë humbet më. Jemi të organizuar në mënyrë “Guerrilsa”, nuk është çështje se sa njerëz kemi me vete, por varfëria dhe pushtimi i saj ndaj familjeve shqiptare nga edi Rama është i ajshtëzakonshëm dhe në gjithë Shqipërinë.

E vetmja mënyrë për t’ju përgjigjur është reagimi pa kompromis ndaj kësaj klike. Në këtë moment krize që e gjithë bota ka hallet e veta, ky zotëria gjen rastin dhe dërgon letra në dyert  e institucioneve.

Provokon një grup njerëzish për të larguar vëmendjen nga varfëria.”, tha Kryemadhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...