FOTO/ Basha në Durrës: Turizmi - sektori më i goditur, Rama asnjë masë!

E Enjte, 14 May 2020 15:26

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me biznesmenë dhe operatorë të turizmit  në Durrës.

‘Problemet e tyre janë të lidhura me mungesën e mbështetjes financiare, hapjen e kufijve tokësorë dhe koordinimin me Kosovën por dhe me Maqedoninë e Veriut, e Malin e Zi për të stimuluar turizmin kombëtar dhe rajonal’, shkruan Basha në një postim të tij në Facebook.

 

Reagimi i plotë i kreut të PD-së Lulzim Basha:

Turizmi në Durrës është padyshim sektori më i goditur nga pandemia dhe tërmeti i nëntorit.

Deri më sot qeveria Rama nuk ka marrë asnjë masë konkrete për të ndihmuar operatorët turistikë, hotelerinë dhe biznesin e turizmit që janë dhe burimi kryesor i të ardhurave për familjet durrsake.

Në takim me disa prej tyre u njoha me problemet e mëdha me te cilat po përballet turizmi në Durrës ndërsa shqetësimet e operatorëve deri më sot kanë rënë në vesh te shurdhër.

Problemet e tyre janë të lidhura me mungesën e mbështetjes financiare, hapjen e kufijve tokësorë dhe koordinimin me Kosovën por dhe me Maqedoninë e Veriut, e Malin e Zi për të stimuluar turizmin kombëtar dhe rajonal.

Operatorët e turizmit në Durrës kërkojnë:

1. Ndihmën financiare, me qëllim mbajtjen në punë të punonjësve të sektorit dhe subvencionimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.

2. Sigurimin e likuiditetit përmes skemave të garancisë shtetërore pa kosto për biznesin.

3. Anulimin apo shtyrjen e detyrimeve tatimore qendrore dhe lokale, të cilat vazhdojnë të vijnë rregullisht.

4. Bashkëpunim me vendet e tjera, sidomos me fqinjët, për rakordimin e politikave dhe hapjen e mundësive për turizëm.

5. Rishikimin e tarifave për plazhet dhe heqjen e tarifave për vendet e vizitave apo institucionet kulturore që do të vizitohen nga turistët.

Ramavirusi që ka prekur çdo sektor të ekonomisë shqiptare, për turizmin është vdekjeprurës për shkak të masave kaotike dhe mosdhënien e ndihmës nga ana e qeverisë. Shqiptarët varfërohen, turizmi po lëngon ndërsa Edi Rama mendon të pasurojë vetëm oligarkët e tij duke i vënë në dispozicion pasuritë dhe lekët e shqiptarëve.

auto_96842341_3162056943845465_4420770324073676800_o1589462555.jpg

Modifikuar më E Enjte, 14 May 2020 16:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...