Protesta kundër shembjes së teatrit, regjisori Budina: Kam marrë kërcënime. Thirrini mendjes mirë, mos bëni marrëzi!

E Enjte, 14 May 2020 16:55

Regjisori Edmond Budina me tone të ashpra deklaroi se artistët dhe qytetarët do të reagojnë me çdo mjet kundër vendimit për ta kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Pas takimit që zhvilloi me liderin e PD-së Lulzim Basha, Budina pohoi se kishte marrë kërcënime nga disa persona në rrjetet sociale.

Ai theksoi se nëse bashkia dhe qeveria tenton të ndezë zjarrin, me të do të digjen shtëpitë e atyre që tentojnë të shembin teatrin.

“Keni dëgjuar gënjeshtra, që kryetari i bashkisë shpif dhe gënjen. Sot më kanë ardhur kërcënime nga njerëz anonim që në fotografinë e tyre kishin Al Capone. Këto kërcënime t’i mbajnë për veten e tyre dhe për kryetarët e bashkive. Ata janë me profile false. Me ne nuk do të luaj askush. Zjarri që do të ndezin ata, do të djegë shtëpitë e tyre. Thirrini mendjes, mos bëni marrëzira! Populli i Tiranës do të jetë atje. Ne jemi qytetarë të lirë që nuk bëjmë pjesë në asnjë pati politike. Në këtë rast nuk mbrohet as PD, as LSI, e as opozita. Por mbrohet dinjiteti i qytetarisë shqiptare. Tregimi i forcës prej tyre, tregon se jemi në shtet dhune. Gjithçka është në dorën e pushtetit. Ky është moment tepër i vështirë. Ne do të reagojmë sipas reagimit që do të bëjnë ata.”, tha ai.
 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...