Pandemia mbylli shumë vende pune dhe kjo ka bërë që shumë punonjës të protestojnë për përfitimin e pagës së luftën nga paketat financiarë që ka miratuar qeveria. Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar protesta në Lezhë, Korçë dhe Shkodër.
Rreth 30 punonjës të një bar-restoranti në Shodër kanë protestuar ditën e sotme para Drejtorisë së tatime në këtë qytet për të kërkuar pagën e luftës. prej mbylljes së aktivitete në muajin mars, ata kanë mbetur të papunë, ndërsa deklarojnë se nuk kanë marrë pagën e luftës.
Sipas tyre pronari u ka thënë se ka bërë kërkesën dhe ka plotësuar dokumentacionin, por ende nuk kanë marrë asgjë. Ata thonë se prej 3 muajsh janë pa rrogë dhe se nuk mund të mbajnë dot familjet e tyre.
E njëjta situatë është shfaqur edhe në Lezhë. 40 punonjës të një fasonerie të prodhimit të këpucëve kanë kërkuar pagën e luftës, ndërsa shprehen së një pjesë e kanë marrë, ndërsa ata ende jo. Punonjësit thonë për Report Tv se po punojnë duke rrezikuar jetën.
Nga na tjetër në Korçë, punëtor e firmës Lorenzo Shpk kanë protestuar para bashkisë për pagën e luftës.