VOA/ Ish-këshilltari i DASH: Institucionet në Shqipëri janë dobësuar, Rama po forcon pushtetin e tij me mjete autoritare

E Enjte, 14 May 2020 21:12

Qendra Shqiptare për Mbizotërimin e Ligjit, Qendra Europiane Juglindore e Sigurisë dhe Programi i Ndërtimit të Paqes dhe të Drejtave të Njeriut i Universitetit Columbia, New York, USA zhvilluan të enjten në mbrëmje takimin e parë online me temë “Sfidat e Shqipërisë: Shteti i së Drejtës dhe Ekonomia pas Covid -19”.

Profesori David Filips, drejtori i programit në Universitetin Columbia University, tha nga Nju Jorku se “institucionet demokratike të Shqipërisë janë dobësuar. Partia Socialiste po akuzohet se e ka përhapur shumë korrupsionin si dhe ka forcuar shumë lidhjet me krimin e organizuar dhe trafiqet ilegale”.

 
 

Zoti Filips, ish-këshilltar i departamentit amerikan të shtetit, tha se “duke mos respektuar drejtat e njeriut, kryeministri Edi Rama po forcon pushtetin e tij me mjete autoritare, duke shkelur mbi demokracinë, edhe pse është në bisedime me Bashkimin Europian për integrimin më të madh të Shqipërisë në këtë organizëm”.

 
 
 

Ai kujtoi se në mbledhjen e fundit Bashkimi Europian i tregoi sërish Shqipërisë një grup me kushte për t’i përmbushur, ndërsa Hollanda, Franca dhe Gjermania thanë se nuk besonin që Tirana ishte gati për anëtarësim.

 
 

Studiuesi Filips tha se zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri janë një shqetësim për ndërkombëtarët, sepse shqiptarët nuk patën mundësi për të zgjedhur midis kandidatëve, dhe ky process uli shumë standartet demokratike të Shqipërisë.

“Edhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë në një udhëkryq. Si administrata Obama ashtu edhe ajo Trump kanë bërë një zgjedhje të detyruar midis qëndrueshmërisë dhe demokracisë në Shqipëri. Duke mbështetur pluralizmin dhe demokracinë multipartiake, është siguruar një qëndrueshmëri, që mund të jetë sipas interesave amerikane. Por në këtë kohë pandemie duhet të qëndrojmë së bashku për të shërbyer shëndetit dhe kombit” – tha zoti Filips.

Bashk-organizatori tjetër i takimit, Jordan Daci, drejtues i Albanian Rule of Laë Center, tha se Shqipëria po vuan nga një nivel i ulët i respektimit të ligjit. Ai tha se qeveria ka gjithçka në dorë dhe nuk ka asnjë mekanizëm kontrolli, që të garantojë te drejtat njerëzore dhe zbatimin e saktë të ligjit. Reforma në drejtësi po vohohet dhe ka shumë dyshime se ajo ëhstë kompromentuar nga ndërhyrjet e qeverisë, ndaj qysh tani gjykatat shqiptare po thirren nga qytetarët “telephone justice system”, pra, një drejtësi e komanduar nga telefonat e pushtetit politik.

“Vetingu i reformës mbylli Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë etj., ndërsa qeveria vendosi të mbyllë gjykatat gjatë pandemisë dhe njerëzit tani janë përballë sfidave të mëdha. Tani qeveria vendosi të hapë lokale e biznese, por ende jo gjykatat, për të cilat do të mjaftonin disa masa të thjeshta” – tha zoti Daci. Ai tha se demokracia pa të drejta njerëzore nuk vlen, dhe kështu shqiptarët e kishin për 50 vjrt. “Shumë qytetarë janë të shqetësuar se kjo që po jetojnë ëhstë një diktaturë e maskuar me disa elemente demokracie, madja ka zeruar zyrtarisht edhe angazhimet për të zbatuar Konventën për të Drejtat e Njeriut” – tha zoti Daci.

Në takim foli edhe gjeneral lejtnant Majkëll D. Barbero, ish komandant i Forcave amerikane në Irak me një karrierë ushtarake 38-vjeçare. Ai tha se e njihte mirë edhe Ballkanin, pasi kishte punuar në Bosnje dhe Kosovë dhe e di se ky rajon beson në vlerat e NATO-s dhe ëndërron të hyjë në BE.

“Pandemia ka vënë në provë marrëdhëniet midis shumë palëve. Para se të jetë një krizë shëndetësore, kjo është një krizë besimi, pastaj është një krizë e rëndë ekonomike, ku familjet dhe bizneset shqiptare nuk shohin asgjë poziyive tek e ardhmja. Ndalimi i udhëtimeve, ndalimi i punës do të futë në vështirësi gjithë rajonin dhe Shqipërinë. Dobësimi i ekonomisë do të zbesë besimin e qytetarëve tek udhëheqja e shteteve si Serbia, Kosova dhe Shqipëria” – tha zoti Barbera.

Ai shtoi se gjatë pandemisë në Shqipëri ndodhi një gërryerje e fortë e të drejtave themelore njerëzore dhe zbatimit të ligjit. Këto janë njëkohësisht edhe sfida për t’u përmirësuar, duke nisur nga respektimi i qytetarëve dhe bizneseve të tyre familjare.

Në takimin online mori pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha.

“Shqipëria ka aktualisht një qeveri socialiste e ardhur në pushtet me zgjedhjet e vjedhura të vitit 2017, me të cilat gjithë pushtetet erdhën në një dorë, si parlamenti, qeverisja në të gjithë nivelet, drejtësia, duke sabotuar edhe përpjekjet e organizmave euro-atlantike për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit” – tha zoti Basha. Ai tha se kjo nuk është republikë, por është një regjim, ku nuk ekziston ndarja e pushteteve.

Studiuesi i ekonomisë, Selami Xhepa tha se ekonomia shqiptare është nën një goditje shumë të rëndë prej pandemisë, ndaj edhe përgjigja me masa duhet të jetë në të njëjtin nivel të lartë për ta përballuar goditjen.

“Unë mbështes çdo politikë dhe masë ekonomike, që rrit mbështetjen financiare, së pari për të dëmshpërblyer humbjet e familjeve prej mbylljes së detyruar dhe së dyti për të mbrojtur vendet e punës, sepse Shqipëria po humb një numër të madh vendesh pune” – tha zoti Xhepa, duke shtuar se shumë shpejt papunësia do të kthehet sëri në një njërën prej problemeve më të mëdha të shoqërisë shqiptare. /VOA/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...