Këshilli Bashkiak një ditë më parë ka miratuar vendimin për shembjen e godinave të Teatrit Kombëtar. Artistë dhe përfaqësues të Aleancës të mbështetur dhe nga kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe ish deputet demokrat kanë nisur rezistencën e tyre kundër këtij vendimi.
Gazetarja Glidona Daci raporton për Abc e Mëngjesit se artistët kanë qëndruar gjatë gjithë natës në ambientet e Teatrit Kombëtar, ndërsa kryedemokrati Basha për shkak të angazhimeve që ka ditën e sotme, është larguar në orët e para të mëngjesit.
Ndërkohë reagimet për prishjen e Teatrit kanë qenë të shumta nga përfaqësues të lartë të shtetit si presidenti Ilir Meta i cili ka depozituar një padi në Gjykatën Kushtetuese.
Gjithashtu ka reaguar edhe Europa Nostra, ku ka theksuar se Teatri është i mbrojtur nga ligji kombëtar & nga shoqëria civile dhe ekspertë.