Basha: Jemi para një humnere ekonomike, vendi në krizën më të thellë të 30 viteve

Saturday, 16 May 2020 18:25

Kryeopozitari Lulzim Basha tha se kjo situatë që po kalon vendi për shkak të pandemisë së COVID-19, është kriza më e thellë e këtyre 30 viteve.

Në një intervistë për ‘Kjo Javë’ në News24 Basha tha se ekonomia shqiptare është para një humnere.

“Në mbështetje totale. Kjo është aferë. Është përpjekje që të hiqet vëmendje ndaj qeverisë, ndaj një kryeministri të falimentuar. Sot mjerimi ka arritur në përmasa që si kemi pasur as para 2 muajsh. Sot fermerët duhet të kishin përkrahje. Ata janë goditur nga kufizimet për shkak të pandemisë. Ata po falimentojnë. janë para një humnere ekonomike, ndërsa bëhet fjalë për 500 mijë raste të tilla. Ne kemi një kloun, një palaço, që e ka mendjen të vjedh dhe të rrejë. Këto janë preokupime tonat. Të tjerat janë manovra të një bande. S’ka rëndësi ca i them unë. Ne si opozitë kemi bërë propozime. Ndaj jam i revoltuar. Pasi do kishim frenuar një pjesë të dëmeve sot, nëse do merreshin ato propozimet tona. Ky është shqetësimi im. Fakti qëndron që në këtë gjendje ekonomike, sociale, jemi sot si rezultat i vendimeve të gabuara të kësaj qeverie. I ka bërë se nuk di më mirë apo se ka marrë vendime kundër shqiptarëve?! Fakti qëndron që Shqipëria është sot në krizën më të thellë ekonomikë të 30 viteve. Këtu duhet të bien kambanat.”, tha Basha.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...