Përmes një video shpërndarë mediave, PD thotë se pre e dhunës së policisë në protestën pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ka rënë edhe ish deputetja demokrate Albana Vokshi.
Sipas demokratëve, në ndihmë te ish deputetes Vokshi ka shkuar gazetari Enkel Demi, i cili gjithashtu është konfrontuar me efektivët e policisë.
Situata para Teatrit është tensionuar prej mëngjesit të sotëm, pas aksionit për shembjen e godinës.
(BalkanWeb)