Teatri është gracka ku shpirti i Ramës kapet si laraska Është mjaft interesante sesi ajo shprehja e Hamletit në ngritjen e kurthit për të demaskuar Klaudion: “Drama është gracka ku shpirti i Mbretit kapet si laraska” i shkon pershtat situates me teatrin.Kllapia e Rames për të shembur teatrin në një kohë kur vendi ende s’është shqitur nga rrënojat e tëmetit flet më shumë se çdo veprim tjetër. Ai teatër është dëshmi i shumë kujtimeve të palumtura për të, duke filluar që tek shkelmimi që i bënin artistët atij për shkak se kundërmonte urinë. Me pak fjalë ,ai Teater e njeh se kush është i vërteti Rama, me tërë sekretet e tij. Për t’i mbyllur gojën këtij dëshmitari, si minister i Kulturës e iu hakerruye artistëve duke e kthyer ne bingo teatrin, e tani si kryeministër, i dha colpo di gracian. Por, sikurse personazhet negative shekspieriane, çdo veprim njerëzor ka një kundërveprim sikurse thotë ligji njutonian për fizikën, dhe tek Teatri mund të themi se aty tanimë ishte fillimi i Ramës e tanimë është fundi i tij. Fundin e tregon operacioni prej bastisësi natën duke i dhënë pamjen prej hajduti shtetit, Fundin e tregon demaskimi i vjedhjes. Ne nje kohe kur shqiptaret jane neper cadra e shtepite ne rrenoja, ky vrapon per te rrenuar Teatrin. Pse? Se aty ka vjedhjen! Kundërveprimi ka filluar e kjo lexohet tek edhe tek reagimet e njepasnjeshme te vendeve te BE-se si Britania e Madhe apo vet Delegacionit të BE-së, e të tjera do të pasojnë. Por, çka është më e rëndsishmja është kundërveprimi i shqiptarëve. Teatri ka mbledhur ne orbiten e vet jo vetem njerez, por shpirtin demokratik të reagimit. Ironikja eshte se Teatri ishte fillimi i tij, por tani eshte dhe fundi!