Aktori i njohur, Neritan Liçaj ka reaguar pas shembjes së Teatrit Ndërkombëtar, ndërsa tha se nën ato rrënoja, ka “vdekur” edhe një pjesë e tij.
Me një shënim prekës në facebook, Liçaj, shkruan se do të donte të mbyllte sytë për një çast, e kur t’i hapte Teatri Kombëtar të ishte sërish aty.
Në reagimin e tij nuk mungojnë as akuzat ndaj Ramës dhe Veliaj, ku thotë se këta dy të fundit “janë dy kufomat që mbetën nën rrënojat”.
Liçaj ka qënë pjesë protestave dhe qëndresës për mbrojtjen e kompleksit të godinave të Teatrit Kombëtar, ndërsa u shoqërua në Komisariat ku ka qëndruar disa orë, e më pas u lirua për t’u rikthyer më pas sërish në protestë.
Postimi i plotë i aktorit:
Do të doja të mbyllja sytë për një çast dhe kur ti hapja,Teatri Kombëtar të ishte sërisht aty.
Por për fat të keq ka vetëm rrënoja!
Një pjesë e imja ka vdekur nën ato rrënoja,por pjesa tjetër e mbetur është më e fortë se kurrë!
Ka dhe dy kufoma nen ato rrënoja së bashku me pjesën time të vrare. Rama dhe Veliaj!
Me vjen keq që ajo pjesë e imja e mbetur aty,do qelbet nga kermezimi i dy kufomave.