“Tirana nesër, simboli i pushtetit të mafies”- Fatos Lubonja: Këta po bëjnë pastrimin e parave të pista.

Diel, 17 May 2020 18:02

 

Analisti Fatos Lubonja ka reaguar ashapër pas protestave që kundërshtonin shembjen e Teatrit Kombëtar.
Në një intervistë për Neës 24, Lubonja tha se pas këtij aksioni i shembjes së Teatrit Kombëtar është pushteti i mafies që vë gjurmën e pushtetit të vet dhe kësaj i duhet bërë një proces. Lubnja theksoi se Tirana e së nesërmes do të jetë simbol i pushtetit të mafies.

“Po prishin gjithçka me stilin e diktatorëve. Kështu kemi injorancën e diktatorëve që bashkohet me gjithë këtë etje për para të mafies.

Kjo Tiranë do të ngelet nesër si simboli i pushtetit të mafies në Shqipëri. Siç ishte Enveri që vendosi muzeumin e pallatit kombëtar që ishte simbolika e tij.

Është pushteti i mafies që vë gjurmën e pushtetit të vet dhe kësaj i duhet bërë një proces”, tha Lubonja.

Më pas analisti ka rikthyer vëmendjen tek stadiumi , parku i liqenit dhe parku i shtatë xhuxhave.

“Krimi ndaj stadiumit është aty. I regjistruar edhe në dokumente. Ishte monument kulture dhe u prish. Ka ligje që thonë që tek një monument kulture ti nuk mund të ndërtosh.

Vetëm këta që mund të gënjejnë edhe të vdekmit mund ta thonë këtë që thonë këta. Këta kanë shkelur çdo parim urbanistik atje dhe ajo është një shëmtirë urbanistike.

Kanë propagandën. Këndi i lodrave. Ajo që ka ndodhur te parku është një urbanizim i një zonë që duhet të ruhet. Tirana mezi i ka zonat që të hysh dhe të ndjehesh në natyrë. Aty donin të bënin edhe lokal. Po të shohësh vendet ku këta duan të mbështeten ata i ruajnë si sytë e ballit zonat e tyre. As asfalt nuk vënë, por e lënë dhe nëpër lulishte.

Ata spostuan parkun e xhuxhëve për të ndërtuar një gradaçelë mafioze.

Pastrimin e parave të pista që bëjnë këta unë e quaj zhvillim tumoral. Shqipëria nuk ka nevojë për këto ndërtime. Ne kemi më shumë sipërfaqe për banorë supermarkete sesa Gjermania. Ky është trusti i parave të pista që gjeneron pushtet për Ramën dhe Veliajn”, deklaroi Lubonja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...