Lulzim Basha, kryetari i opozitës, bashkë me krerët e partive aleate të PD-së, do të zhvillojë një takim sot me ambasadorët e 4 vendeve të grupit të Vishegradit: të Çekisë, Polonisë, Hungarisë dhe Slovenisë.
Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe Ambasadori i Delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca.
Ky takim zhvillohet në kuadrin e protestave që kanë shpërthyer rishtaz në shenjë revolte ndaj qeverisë për shembjen e godinës historike të Teatrit Kombëtar, për të cilën kishte një sensibilitet ndërkombëtar.