Teatri i ri/Bashkia nuk ka një projekt.E prishi teatrin për një tekë të shefit në qeveri.

Tuesday, 19 May 2020 09:42

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nuk ka qenë dot në gjendje në emisionin Opinion as të sqarojë procedurën se si do të ndërtohet Teatri i Ri.
Fillimisht pranoi Teatri Kombëtar u shemb pa pasur në dorë një projekt të ri final dhe të aprovuar. Pranoi se projektin e arkitektit Bjarke Ingels e ka paguar një privat, por pastaj tha se bashkia po negocion me arkitektin për ta ndryshuar.
Pastaj tha se privati (fusha shpk) mund t’a falte projektin që kishte paguar, por qe nevoja edhe mund t’ja blinin atij këtë. Pastaj tha se do të kishte tender ndërkombëtar, por për detajimin e një projekti të detajuar nga Bjarke Ingels me të cilin po negocionin.
Pastaj tha se do të kishte edhe tender për zhvillimin e projektit. Në fillim tha se Këshilli Bashkiak kishte miratuar projektin e ri, më vonë tha se nuk ishte tamam projekti, por një koncept dhe në fund u kuptua se bashkia s’ka një projekt dhe se e ka prishur Teatrin e vjetër për një tekë e shefit të tij në qeveri.

INTERVISTA

Projektin e ri që prezantuat, kush e ka bërë?

Bjarke Ingels.

Kush e ka paguar projektin?

E ka paguar kompania që solli propozimin.

Po nëse jo doni të ndërtoni një vepër publike sipas ligjit mbi një vlerë të caktuar jeni të detyruar të beni konkurs ndërkombëtar… Ky nuk është konkurs…

Patjetër që ne do të bëjmë konkurs mbi të gjitha mënyrat se si do të detajohet projekti dhe mund të ketë ndryshime.

Ky projekt nuk do të lëvizë?

Nëse ky projekt do të arrijë të detajohet me një kosto të pranueshme nga bashkia…

Po ju e prezantuat si projektin final dhe që do të bëhet ndërkohë që nuk qenka bërë as tenderi dhe nuk është paguar nga ju. Nuk është paguar nga shteti, por është paguar nga privati. Ju lejohet juve të merrni një projekt të paguar nga privati?

Patjetër. Ka plot që dhurojnë projekte për bashkinë e Tiranës dhe për çdo bashki të Shqipërisë. Në konsultim me arkitektin nëse ata pranojnë që ne të bëjmë këtë bashkëpunim për detajimin dhe besoj që…

Pra do ketë një konkurs tjetër për godinën e re?

Kemi vetëm një koncept.

Po kërkoni arkitektë të tjerë të zhvillojnë idenë e një tjetër arkitekti?

Ka plot raste kur një ushtri… e para do të jenë disa studio arkitekturore…

Pra mund të mos jetë ky projekti final?

Projekt-ideja është kjo. Është aprovuar dhe ka marrë OK nga Këshilli Bashkiak. Ajo që do të ndodhë është detajimi që do të thotë se kemi disa negociata me artistët që disa thonë “black box”-et i duam pak më të vogla disa thonë më të mëdhenj. Po flasim pak për akustikën…

Nuk po flas për keto, por po flas për projektin. Projekti ka një kosto që e ka paguar një privat për llogari të bashkisë?

Dhe nëse do të duhet do ta blejmë atë.

Pra ju do të shpenzoni rreth 30 milionë euro pa bërë një tender dhe me një projekt të paracaktuar?

Patjetër që do të bëjmë një garë për detajimin e projektit dhe pastaj do të bëjmë një garë për kontraktimin siç ndodh në çdo procedurë.

Është kjo procedura e saktë?

Është ekzaktësisht procedura e saktë. /LAPSI.al

Modifikuar më Tuesday, 19 May 2020 10:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...