Kreu i PD, Lulzim Basha dhe aleatët zhvilluan një takim 90 minuësh me ambasadorët e vendeve të BE përfshi edhe Luigi Soreca-n.
Ky takim vjen pas mospjesëmarrjes së djeshme të opozitës tek tryeza për Reformën Zgjedhore që është pagëzuar dhe me emrin Këshillit Politik si dhe për protestat tek Teatri të cilat nuk organizohen nga opozita, por ajo i mbështet.
Pas përfundimit të takimit Basha do të ketë një komunikim për mediat.
Reforma Zgjedhore është 1 nga 15 kushtet nga BE dhe i vetmi kusht ku opozita ka rol të drejtpërdrejtë ndërkohë që Soreca ka inkurajuar vazhdimisht palët për dialog dhe pjesëmarrje.
Por ndërkohë prej të dielës situata në vend është tensionuar me shembjen e Teatrit teksa pas këtij vendimi Basha ka paralajmëruar rikthim në protesta, rezistencë mbarëkombëtare si dhe mbështetje të plotë ndaj protestave të Teatrit të cilat nisën nga dje dhe do të vijojnë nesër e në vijim.