Kreu i PD, Lulzim Basha ka thënë se gjatë mbledhjes me ambasadorët e BE është diskutuar për një plan ekonomik me BE për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve.
Basha tha se i bëri dy kërkesa ambasadorëve, mbështetjen politike për integrimin dhe ekonomike për shkak të pandemisë.
”Shqipëria po bën hapa mbrapa, Kriza po thellohet prej veprimeve të javëve të fundit. Po e largojnë Shqipërinë nga Europa. Opozita mbetet e përkushtuar për ecjen e integrimit europian dhe për pltoësimin e kushteve.
Kam kërkuar ndihmën e vendeve anëtare që Shqipëria të plotësojë kushtet e integrimit, që të hapë negociatat, dhe të ketë mbështetje politike dhe ekonomike. E ka dhe më shumë të nevojshme.
çështja e dytë ka qenë ekonomike. Pasi Rama kërkon që ehe në kohë pandemia t’i çojë lekët diku tjetër. 7 në 10 familje shqiptarë janë në humnerë ekonomike. Nuk ka asnjë mbështetje simbolike. Në tërësi është një situatë shumë e vështirë, si tek baza ushqimore por dhe tek biznesi që po falimenton. Bizneset prodhuese janë në vështirësi.
Nga ana tjetër me ardhjen e sezonit veror sërish bizneset janë në vështirësi. Këto ishin dy shqetësimet e mia. Ne do të bëjmë gjithçka që të ecë integrimi dhe nga ana tjetër.
Të kemi një plan me BE për të mbështetur familjet shqiptare për shkak të krizës së rëndë ekonomike, punësimit që po kthehet edhe në plagë.”- tha Basha.