Pyetja "bombë" që iu bë Komisionerit të Zgjerimit të BE: Shembja e teatrit shembi edhe negociatat

Tuesday, 19 May 2020 18:44

Një pyetje ‘bombë’ u bë nga titullari i grupit të PPE në Parlamentin Europian, Michael Gahler për Komisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi.

“Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar nga kryeministri Edi Rama, a është për ju edhe shkatërrim i shanseve të Shqipërisë për negociata dhe për t'ju bashkuar Europës?”

Kjo pyetje u bë sot pasdite në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, ndërsa  diskutohej për Buxhetin e Partneritetin Lindor.

Michael Gahler është eurodeputet (PPE, Gjermani) koordinator për çështjet e jashtme e të zgjerimit i grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane e koordinator i tij në Komisionin e Jashtëm.

Komisioneri Varhelyi në përgjigjen e tij theksoi se vërtet çdo shtet vendos vetë për teatrot e monumentet, por jo duke përjashtuar aktorët e rëndësishëm, por duke i përfshirë të gjithë grupet e interesit në konsultim e vendimmarrje.

“I thashë Ramës në telefon se duhej ta kishte evituar konfrontimin dhe të kishte shmangur veprime të tilla,” tha ai.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...