Dita Kombëtare e jetimëve, Meta: Kujdesi dhe edukimi i tyre, prioritet i të gjithëve

E mërkurë, 20 May 2020 15:21

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në Ditën Kombëtare të Jetimëve një grup fëmijësh pa kujdes prindëror, të shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i “Institutit Kombëtar të Jetimëve Shqiptarë”z.Ilir Çumani,si dhe artistë e këngëtarë të mirënjohur.

Duke u uruar mirëseardhjen fëmijëve pa përkrahje prindërore dhe duke ndarë me ta mesazhet e Tij sensibilizuese, Presidenti Meta fillimisht falënderoi“Institutin Kombëtar të Jetimëve Shqiptarë”, për angazhimin disavjeçar dhe përpjekjet e vazhdueshme për të ndihmuar fëmijët shqiptarë pa kujdes prindëror.

 

“Kënaqësi të mblidhemi në këtë ditë shumë të rëndësishme, apelimi dhe ndërgjegjësimi për të gjithë shoqërinë, për të adresuar më mirëproblemet e integrimit të fëmijëve, të cilët kanë nevojë për kujdesin prindëror të shtetit, por edhe për gjithë solidaritetin e shoqërisë dhe të komunitetit ku jetojnë.

Lotët e jetimëve janëapeli më i mirë për shoqërinë, për të zgjuar dhe lartësuar humanizmin e saj. Për të treguar dinjitetin dhe për ta parë problemin e secilit prej jush si problemin tonë, jo si një problem thjesht tuajin.

Këto ditë kemi parë fatkeqësisht edhe lot artistësh e figurash shumë të njohura e të respektuara, qëtregon se funksionimi i shtetit nuk është aty ku duhet,për shkak të një konflikti politik tërësisht artificial që po ndodh edhepër të mbuluar problemet sociale e për të mos mbajtur përgjegjësi për zgjidhjen apo për përmirësimin e tyre.

Dy fatkeqësitë që përjetuam, tërmetin dhe COVID-19,e kanë vështirësuar këtë situatë dhe ndërkohë që kërkohet më shumë përgjegjshmëri, dialog etransparencë, kemi më shumë arrogancë, konflikte edhe spostim të vëmendjes nga këto probleme reale që ne duhet të zgjidhim.

Për fat të keq kemi edhe një largim të të rinjvedhe kjo e bën situatën mjaft kritike se po të vazhdohet me këto ritme shpopullimi, kërcënohemi në ekzistencën tonështetërore dhe kombëtare.

Fëmijët jetimë i kanë dhënë shumë Shqipërisë, personalitete të të gjitha fushave, artistë nga më të mëdhenjtë, sportistë e intelektualë.

Jemi në një moment kritik të shoqërisë në një krizë të madhe edhe morale, edhe të pabarazisë, edhe të egoizmit dhe këtë egoizëm më shumë e nxit një elitë e papërgjegjshme se sa është natyrë e popullit tonë, qëështë një popull bujar, është një popull i dashur, i kujdesshëm në raportet njerëzore, fqinjësore e kështu me rradhë dhe jemi në një rrezik të madh të instalimit të një fryme përçarëse dhe jo solidare në vazhdimësi e cila do të na rrënojë shumë vlera që i kemi si popull dhe si komb.

Dhe në këtë drejtim edukimi i të rinjve akoma më tepër kujdesi më i madh apo dhe i veçantë për jetimët janë dhe do të jenë një prioritet për të gjithë në të ardhmen”, – theksoi  ndër të tjera Presidenti i Republikës.

 

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...