Pak minuta nga fillimi i protestës pranë Ministrisë së Brendshme, sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari publikon denoncimin e rradhës.
Përmes një videoje të publikuar në Facebook, ish deputeti tregon se si Policia e Shtetit ka bllokuar të gjitha hyrje-daljet e Tiranës me qëllim, sipas tij, për të penguar pjesëmarrjen në protestën e orës 17:30.
"Edi Rama përdor policinë dhe forcat speciale për të bllokuar protestën e artistëve. Të gjithë hyrjet për në Tiranë bllokohen me urdhër politik të Edi Ramës. Policia nuk po kryhen funksionin për të luftuar krimin e organizuar por për të dhunuar artistët dhe qytetarët", shkruan Braimllari mbi videon e publikuar.