Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, edhe këtë protestë, vjen një tjetër mesazh në bluzën e saj.
Bluza që ka veshur Kryemadhi ka të stampuar Teatrin Kombëtar. Dy sytë janë simbol 'I am whatching you' ( po të vëzhgoj). Loti simbol i një nëne dhe një gruaje, lot hidhërimi dhe gëzimi. Po të vëzhgoj ty që më shkaktove dhimbje dhe do ta rindërtoj aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.
Në rrugëtimin e saj nga selia e LSI drejt Ministrisë së Brendshme, Kryemadhi shoqërohet nga nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.
Gjatë protestës të së hënës, në bluzën e kryetares së LSI janë stampuar fotot e kolosëve të Teatrit Kombëtar: Naim Frashëri, Sandër Prosi, Sulejman Pitarka, Kadri Roshi, Marie Logoreci, Drita Pelingu, Violeta Manushi, Liza Vorfi, Prokop Mima, Bujar Lako, Agim Qirjaqi, Marika Kallamata.