Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka firmosur peticionin e nisur nga artistët që kërkojën që teatri të rindërtohet aty ku ishte, siç ishte.
Përpos saj e kanë firmosur edhe Petrit Vasili dhe ish-deputetët e tjerë të LSI-së.
Peticioni në fjalë, që kërkon rindërtimin e Teatrit Kombëtar siç ishte dhe në vendin ku ishte, ka nisur edhe online duke mbledhur firmat e mijëra shqiptarëve.