Basha:

Kjo padrejtësi e ka një emër dhe ky është Edi Rama. Ne kemi bashkuar gjithë forcat tona në një projekt ndryshimi i cili merr jetë me forcën e shqiptarëve. Edi Rama është investuar të ndalë rrugën evropiane të Shqipërisë dhe më 17 maj ka provuar se me të nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mund të ketë vetëm dhunim të të drejtave të qytetarëve.

Në ditët në vijim, PD dhe opozita do të përvijojnë hapat e mëtejshëm me qëllim që synimi ynë për t’i dhënë shqiptarëve lirinë e votës, pa të cilën nuk mund të ketë zhvillim dhe as Evropë të realizohet një orë e më parë për të shporrur me votë publishitare një qeveri të korruptuar dhe një hajdut ordiner.

Basha theksoi se

PD dhe opozita kanë treguar vullnet për reformën zgjedhore sepse duam që shqiptarët t’i drejtohen kutive të votimit. Sot nuk është përgjegjësia jonë. Me atë që ndodhi më 17 maj, PS dhe Edi Rama kanë hedhur në erë besimin në një proces. Opozita nuk mund të jetë fasadë.

Nuk kam parë asnjë propozim amerikan për sistem zgjedhor. Ne jemi për lista të hapura dhe ndryshim sistemi dhe sistem dy dhomësh. Asgjë nuk do të ketë kuptim për sa kohë që kujdestarja e zgjedhjeve është hajduti i zgjedhjeve.