Neritan Ceka: Zëra të rëndësishëm në botë po përshkruajnë Shqipërinë si vend talebanësh, Rama na nxiu faqen

E mërkurë, 20 May 2020 22:14

Sa vlerë reale kishte godina e Teatrit Kombëtar? Neritan Ceka është i bindur që ajo e kishte të padiskutueshme.  

“Nuk është ndërtuar nga italianët, është porositur nga mbreti Zog, ku patjetër arkitekti ishte Italian, Berte, që projektoi edhe pjesë të qendrës së qytetit. Pra ajo ishte pjesë e pandashme e kompleksit qysh në fillim. Kur ishte ministër i Kulturës, Edi Rama e futi të gjithë boshtin, nga Sheshi Skënderbej deri tek ai Nënë Teresa. Sipas tij, monumentet e kulturës duhet të plotësojnë kushte të ndryshme.

“Ka një grup objektesh me vlera arkitektonike si Xhamia, kulla e Sahatit. Kalaja  e Tiranës nuk ka vlerë arkitektonike, por është qendra e parë e Tiranës dhe ka vlerë historike. Por ka edhe godina të tjera, si shtëpia e Lasgush Poradecit që mund të mos ketë vlere arkitektonike, ka shume probleme madje,  por ka vlerë historike si shtëpia e një shkrimtari të famshëm. Teatri Kombëtar kishte vlera arkitektonike, pjesë e qasjes futuriste të cilës i përkiste edhe arkitekti Berte edhe pse rryma u zhvillua brenda regjimit fashist. Harmonia midis së shkuarës dhe të tashmes ishte shprehje e kësaj shkolle arkitektonike”, sqaron profesori i ftuar në A2.

Sipas tij, “i gjithë kompleksi duhej pastruar me investime të vogla. Vendimi për Teatrin duhej marrë nga specialistët dhe jo nga militantët siç ka ndodhur. Ajo që ndodhi ishte marrëzi”.

Sipas Cekës, kjo marrëzi ka një arsye. “Rama është një njeri që kërkon telashe, edhe kur nuk ka ai i krijon. Ky ishte telash fare i panevojshëm. Kur njerëzit po flinin, po dilje nga një izolim i gjatë, kur shtypi nuk kishte ngjarje. Tani ka të gjithë mediat kundra, me zëra të rëndësishëm në Gjermani,  në Shtetet e Bashkuara që flasin për Shqipërinë si një vend talebanësh, na nxiu faqen me botën!”.

Për Cekën vendimi ka shkelur një numër pafund ligjesh, në një natë të vetme. Nga marrja e vendimit në zbatim, nga 20 ditë në 20 orë. Një gazetë gjermane thotë se dikush e ka urdhëruar, se i ka marrë diçka dikujt dhe duhet ta rikthej”.

Profesor Ceka ka edhe një fjalë të mirë për protestuesit e pranishëm në protestat e ditëve të fundit.  “Policia ndërhyri në mënyre dispoporcionale, Policia në perëndim nuk zvarrit studentë që ulen në një rrugë pa trafik, përkundrazi i ruan, ishte një përballje e të shëmtuarës me të bukurën dhe fisniken, skam parë djem më të bukur, ashtu si në protestën e një dite më vonë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...