Kryemadhi: Serbia i është kthyer planit për tjetërsimin e tokave shqiptare

E Enjte, 21 May 2020 08:12

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se mungesa dhe dëmtimi i trashëgimisë kulturore do të ketë pasoja të mëdha më vonë, “qoftë edhe për identitetin kombëtar tonin, qoftë për qëndresën, apo qoftë edhe të ardhmen e Ballkanit”.
Në një intervistë me Abcneës, Kryemadhi tha se ka bindjen e saj që Serbia “i është kthyer planit të saj, me qarqet antishqiptare serbe, plan i viteve 1850 për tjetërsimin e Shqipërisë në toka sllave”.

“Sepse të mos harrojmë që jo rastësisht po ndodhin shumë gjëra në trojet shqiptare. Jo rastësisht kemi një çekuilibrim të jetës politike në Kosovë”, tha Kryemadhi.

Këto janë teori konspiracioni?

Kryemadhi: Jo nuk janë teori konspiracioni, se mjafton t’i shikosh. Para dy ditësh ka pasur një letër të të gjithë shoqatave në Amerikë, që kurrë nuk kanë shkuar mirë me njëra tjetrën, por që e kanë firmosur të gjitha, që ja kanë drejtuar institucioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duhet ta lexoni se çfarë po ndodh. Dhe jo rastësisht kemi shqiptarët në jugun e Serbisë, të cilët kanë probleme shumë të mëdha me të drejtat e njeriut, njohjen e diplomave, shkollave dhe punësimin e tyre në administratë shtetërore, nëpër spitale.

Pra a e mendoni që një nënë shqiptare që duhet të lindi fëmijën e saj në Plavë, nuk duhet të lindë në shtëpinë e saj, por duhet ta çojë në Nish, që të thonë që nuk është shqiptare. Pra jo pa qëllim janë disa lëvizje, të cilat kanë filluar duke cenuar kufinjtë e Shqipërisë, pra eshtrat e Isa Boletinit duhet të shkojnë dhe të rrinë në tokë serbe, se shkon ky i joni me harta, se ky është mjeshtri i vizatimit, e hap krahun këtej sikur po luan lojën që kemi pas luajtur njëherë e një kohë “botash” me shkop, që i merrnim tokat njëri tjetrit.

Kjo është filozofia që mua po më shqetëson jashtëzakonisht shumë. Jo rastësisht janë larguar mbi 600 mijë të rinj e të reja në 6 vitet e fundit, pra forca më energjike. Jo rastësisht ke një dëmtim dhe rrënim të ekonomisë shqiptare, që nuk jep asnjë lloj garancie për të ardhmen. Jo rastësisht ke një dëmtim të sistemit arsimor deri edhe në tjetërsim të historisë shqiptare. Pra çfarë ndodh? Apo mos i është kthyer Serbia planit të saj, me qarqet antishqiptare serbe, plan i viteve 1850 për tjetërsimin e Shqipërisë në toka sllave?

Pse duhet ta mbështesi zoti Rama këtë dhe pse do i interesonte? Dhe e dyta në vitet që jetojmë kush e lejon një gjë të tillë?

Kryemadhi: Ju duhet të kuptoni një gjë, që në kushtet në të cilat ne jemi, një kryeministër i tillë, i cili i bën presion kryeministrit të Kosovës në sy të presidentit të Serbisë. Besoj të gjithë e mbani mend videon që u bë virale në rrjetet sociale, ku kryeministri shqiptar ushtronte presion po themi, ose bëhej pjesë e teatrit. Të gjithë e mbani mend, mjafton ta shikoni videon sesi quante tradhëtar Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, serb a spiun e quante Albin Kurtin. Pra kryeministri shqiptar që thotë për liderat politik kosovar. Dhe jo rastësisht, ajo që mua përsëri më bën përshtypje është që ky zotëria ka tjetërsuar totalisht identitetin. Pra Butrintin do ta mbushë me dyqane me qofte, e mbani mend sherrin që është bërë në Komisionin e Arsimit dhe Kulturës. Nuk janë të rastësishme këto.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...