SPAK nis hetimet për prishjen e Teatrit

E Enjte, 21 May 2020 09:14

PAK ka nisur zyrtarisht hetimet lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar me një vendim të dyshimtë nga ana e Bashkisë së Tiranës, e cila sipas disa ekspertëve ka vendosur për një pronë që nuk e ka pasur as të sajën.

Edvin Kondili do të jetë prokurori që do të hetoj kallëzimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në SPAK, i cili zyrtarisht ka nisur hetimet. Prokurori Kondili ka kërkuar sekuestruar dokumentet e vendimit për shembjen e godinës.
Janë dy kallëzime të Aleancës të bëra në SPAK, për të cilat ka filluar hetim i përbashkët. Hetimi sipas burimeve nuk po bëhet për emra konkret, siç e ka cilësuar AMT, por kryesisht për Bashkinë Tiranë.
Pritet të thirren në SPAK persona të përfshirë, gjithashtu edhe inxhinierë që kanë firmosur për shembjen, duke e konsideruar godinën të pavlerë. Po ashtu bëhet me dije se Kondili ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin e Bashkisë së Tiranës që është mbajtur për këtë çështje.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...