Meta kujton revoltat e Qafë Barit dhe Spaçit: T’u bashkohemi lëvizjeve qytetare për një front të bashkuar për demokracinë. Kur ngrihet populli, bie tirania

Premte, 22 May 2020 09:49

TIRANË
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar sot revoltat e Qafë Barit dhe Burgut të Spaçit duke bërë thirrje për t’u ngritur për rivendosjen e demokracisë. Meta shkruan se ne nderojmë me mirënjohje zemërluanët e Qafë Barit dhe të Spaçit, dy burgjeve më të tmerrshme, të cilët guxuan të ngrihen e të luftojnë për lirinë dhe të drejtat e tyre duke dhënë edhe jetën.

Kreu i Shtetit thekson se nderimi i vetëm që mund dhe duhet t’u bëjmë sakrificave të tyre është t’u bashkohemi lëvizjeve qytetare që po ngrihen në të gjithë vendin për të krijuar një Front të Bashkuar për rivendosjen e demokracisë përmes Zgjedhjeve të Lira e të Ndershme. Kur ngrihet populli, bie tirania, thotë Presidenti Meta.

POSTIMI I PLOTE
“Maji është një muaj i veçantë, i përkujtimit të Revoltave kundër diktaturës më të egër që njohu Europa për gjysmë shekulli. Ndaj ne nderojmë me mirënjohje zemërluanët e Qafë Barit dhe të Spaçit, dy burgjeve më të tmerrshme, të cilët guxuan të ngrihen e të luftojnë për lirinë dhe të drejtat e tyre duke dhënë edhe jetën.
Ata thyen mitin e paprekshmërisë të regjimit kriminal dhe treguan se nuk mund të ishte i përjetshëm.

Sot kur shohim ku ka rënë demokracia jonë, nderimi i vetëm që mund dhe duhet t’u bëjmë sakrificave të tyre është t’u bashkohemi lëvizjeve qytetare që po ngrihen në të gjithë vendin për të krijuar një FRONT TË BASHKUAR PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË përmes Zgjedhjeve të Lira e të Ndershme.
Qëndresa për 27 muaj e artistëve është kauza më fisnike e këtyre dekadave dhe shembull frymëzimi për të gjithë ata të cilët kanë dinjitet dhe e meritojnë lirinë.
Nderim zemërluanëve të Spaçit dhe Qafë Barit të cilët tronditën diktaturën më të egër të Europës.

Nderim zemërluanëve të Aleancës të Mbrojtjes të Teatrit, të cilët fituan admirimin e mbarë Europës për kauzen e tyre fisnike dhe i hoqën maskën e fundit regjimit të dhunës kriminale.
TË GJITHË TË NGRIHEMI PËR DEMOKRACINË!
KUR NGRIHET POPULLI BIE TIRANIA!
LIRIA FITOHET DHE NUK DHUROHET! 🇦🇱

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...